Shefja e diplomacisë sllovene, Tanja Fajon, ka thënë se Sllovenia është avokate e fortë për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Fajon, e cila po merr pjesë në takimin e Liderëve të Mynihut, ka shkruar në Twitter se Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimin e saj dhe të tregojë se Ballkani Perëndimor ka një shans realist për të avancuar në rrugën për BE.
“BE duhet të mbajë premtimin e saj dhe të tregojë se Ballkani Perëndimor ka një shans realist për të avancuar në rrugën për BE. Sllovenia është një avokate e fortë e dhënies së statusit kandidat për Bosnjën, liberalizimit të vizave për Kosovën, dhe e hapjes së kapitujve të rinj me Serbinë dhe Malin e Zi”, ka shkruar ajo.












