
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ai i Punëve të Brenshme, Xhelal Sveçla kanë qëndruar sot në Zubin Potok dhe Leposaviq për të parë nga afër punimet në asfaltim të rrugëve. Jasenovik dhe Syriganë,
“Nga kjo vizitë, pamë nga afër asfaltimin e rrugëve në Jasenovik dhe Syriganë, rrugë që do të shkurtojnë lëvizjen e të gjithë banorëve, në veçanti të komunitetit lokal. Po ashtu vizituam Cerajën, Koshtovën, Bistricën e Vllahisë, Dedin dhe Magjerën, fshatra këto që përmes kësaj ndërlidhje të rëndësishme, do të kenë qasje më të shpejtë dhe më të lehtë me komunën e Mitrovicës”, ka shkruar Aliu në llogarinë e tij në Facebook.
Aliu ka thënë se mbesim të përkushtuar në angazhimin tonë të përditshëm për një jetesë më të mirë për të gjithë qytetarët, në përputhje me ligjet në fuqi, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të vendit.














