Kritiku i madh i PDK-së, dikur pjesë e LDK-së kurse sot e Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi ka arritur koalicionin për bashkëqeverisje në Podujevë me partinë e Hashim Thaçit e Kadri Veseit.
Përmes një postimi në Facebook, Bulliqi tha se pas një takimi të Bordit të Drejtorëve, kanë caktuar tanimë ekipin me cilin do punojnë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
‘’Sot kemi mbajtur takimin e parë të Bordit të Drejtorëve, në të cilin kemi folur për punët e mëdha, projektet dhe detyrat që i kemi para vetës. Zotimet që i kemi dhënë para qytetarëve, do të jenë edhe puna e përditshme e jona’’, shkroi Bulliqi.
E ky është ekipi me cilin do të punojë ai:
Nënkryetare e Komunës: Marigona Lahu (VV)
Drejtore e Drejtorisë së Administratës: Antoneta Ejupi (PDK)
Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa: Fatlum Osmani (VV)
Drejtor i Drejtorisë së Arsimit: Avni Fetahu (VV)
Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale: Driton Veliu (VV)
Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim: Bahri Selimi (VV)
Drejtore e Drejtorisë së Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi: Bahrie Shatrolli Mehmeti (VV)
Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Fatmir Rudari (PDK)
Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit: Besnik Mulliqi (VV)
Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport: Pajtim Balaj (VV)
Drejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik: Vigan Salihu. (VV)












