Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

U prish para 2 vitesh, pezullohet sërish tenderi për rregullimin e rrugës në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

24/01/2022 - 13:12
në Kryesore, Lajme
A A
U prish para 2 vitesh, pezullohet sërish tenderi për rregullimin e rrugës në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pa u mbushur një vit nga asfaltimi i rrugës magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, një pjesë e rrugës në Mazgit, ishte shembur në janar të vitit 2020. Ministria e Infrastrukturës në fillim të nëntorit kishte nisur procedurat tenderuese për riparimin e saj, por procesi është pezulluar nën dyshimin se ministria procedoi kundërligjshëm.

Komisioni i formuar nga ministria kishte vlerësuar se dëmet e shkaktuara nga shembja e dheut janë rreth 346 mijë euro. Këtë shumë e kishte vendosur edhe në dosje të tenderit si ofertë të përafërt për kompaninë garuese, shkruan lajmi.net.

Për kontratë është rekomanduar grupi N.T “Fer -Petroll” & “SH.Drini Company” SHPK me një çmim prej ofertë 269996, 32 euro.

Rekomandimi për kontratë i këtij konzerciumi nga ana e ministrisë, po konsiderohet si proces i dyshimtë. Kjo pasi një ekspert i Organit Shqyrtues të Prokurimit ka kërkuar që ofertat të kthehen dhe një herë në rivlerësim nga e para, ngase, sipas tij, kompania “Fer -Petroll”, konkretisht pronari i saj, Mehdi Gjoka është i dënuar me Aktgjykim të formës së prerë dhe kjo sipas ligjit ia ndalon pjesëmarrjen në prokurim publik për 10 vjet.

“Operatori ekonomik duhet te përmbush kërkesat mbi përshtatshmërinë të Ligjit mbi Prokurimin Publik në Kosovë, Ligji Nr. 04 L042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, d) Vërtetim nga një Gjykatë kompetente ku vërteton se drejtuesit, menaxheret e saj gjatë dhjetë viteve të kaluara nuk janë shpallur fajtor nga një gjykatë kompetente për kryerjen e një vepre penale ose civile duke përfshirë praktikat e korrupsionit, larjen e parave, dhënien e mitos, avantazhe ose aktivitetet e ngjashme”, thuhet në dosjen e këtij tenderi tek pika (D), e cila është kërkuar që të përmbushet nga garuesit.

Me pretendimin se është shkelur ligji, pasi ishte shpallur fituesi, në OSHP ishte ankuar grupi i konzorciumit N.N “100% Desing” SHPK & K.N.P.SH “Papenburg& Ardiani Compaly”.

Eksperti shqyrtues i OSHP, Ilaz Popaj, e ka hartuar raportin e ekspertizës më datë 10 janar 2022, ku ka rekomanduar panelin që të anulohet njoftimi për dhënie të kontratës dhe lënda të kthehet edhe njëherë në rivlerësim, pasi ka gjetur shkelje kur është rekomanduar për kontratë grupi i kompanive.

Eksperti ka gjetur se “bazuar në certifikatën e gjykatës themelore, dega në Drenas, me të cilën ka ofertuar kompania, rezulton që Mehdi Gjoka ka Aktgjykim nr 600 /16 të formës së prerë për një dënim të kushtëzuar për 6 muaj. Lidhur më këtë vendim OE “Fer -Petroll” më datë 06. 12. 2021 ka dorëzuar një deklaratë nën betim në të cilën ka sqaruar se ky aktgjykim 600/16 nuk ka të bëjë me çështjet të cilat janë cekur në pikën d) të kërkesës së dosjes së tenderit për kryerjen e një vepre penale ose civile duke përfshirë praktikat e korrupsionit, larjen e parave, dhënien e mitos, avantazhe ose aktivitet e ngjashme”.

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Drenas, e kishte dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht të akuzuarin për uzurpim të paligjshëm të pronës së paluajtshme, Mehdi Gjoka.

Bashkë më këtë certifikatë, kjo kompani ka bashkangjitur edhe një deklaratë e cila nuk është e lëshuar nga ndonjë institucion, por e hartuar nga kompania, ku thotë se Aktgjykimi nuk ka të bëjë më kërkesat që janë të kërkuara në dosjen e tenderit, pasi sipas tij, është i një natyrës tjetër.

Eksperti shqyrtues konsideron se deklarata nën betim e dorëzuar nga OE N.T “Fer -Petroll” për pronarin Mehdi Gjoka nuk është dokument i mjaftueshëm për të verifikuar nëse ky aktgjykim (600/16) nuk ndërlidhet me çështjet që janë përcaktuar në kërkesën e dosjes së tenderit.

“AK konfom nenit 72 të LPP-së është dashur të kërkoj që “Fer -Petroll” të dorëzoj aktgjykimin e gjykatës që të verifikohet natyra e dënimit se a ndërlidhet me kriteret e kërkuara në kërkesën e dosjes së tenderit, andaj konsideroj që pretendimi ankimor i kompanisë ankuese është pjesërisht i bazuar”.

Andaj në fund, eksperti ka shkruar se: “Konsideroj që AK nuk ka bërë vlerësimin, ekzaminimin dhe krahasimin e tenderëve konform nenit 59 të LDPP-së dhe kërkesave të parashtruara në dosje të tenderit. Andaj rekomandoj që të anulohet njoftimi për dhënie të kontratës dhe lënda të kthehet në rivlerësim. AK gjatë fazës së rivlerësimit duhet të kërkojë nga N.T “Fer -Petroll” të dorëzojë aktgjykimin e gjykatës me nr. 600 /16””.

Megjithëkëtë, kjo lëndë nuk do të mund të merr një epilog final nga OSHP, pasi ky institucion akoma nuk ka një Panel shqyrtues që nxjerr vendime mbi bazën e pretendimit të palëve dhe të ekspertizës së ekspertit të vet.

Ministria e ka pezulluar këtë procedurë, tetë ditë pasi ka shpallur fituesit, dhe ende nuk ka marrë një vendim.

Ministria ka pranuar 10 oferta, me çmime më të vogël se sa është bërë vlerësimi i ekspertëve të saj, përkatësisht nga vendosja e çmimit ne ofertë:

N.T. “Fer Petroll” & “Drini Company”, me ofertë 269996, 32 euro

“Eskavatori” shpk& “Best Company” shpk, me ofertë 305607, 77 euro.

“Pro& Co -Group” shpk, 329853, 77 euro.

“100 % Desing” & “Papenburg & Ardiani Company”, 247724, 54 euro.

“Agim Morina BI”, 272662, 86 euro.

“Beni Com” & “Kag Asphalt Company”, 284858, 09 euro.

“Via” shpk & “Eurokos Holding” shpk, “Eurotitan” shpk, 300850, 85 euro.

“Sallahu” shpk, 288349, 53 euro.

“Company Murseli” shpk & “Grand Consstruction”, 32000, 52 euro.

“Alko Impex General Construction” shpk 321799,20 euro.

Pas paraqitjes së deformimeve në rrugën nacionale N2, segmenti në dalje te Auto-udhës A7 në drejtim të Prishtinës nga Mitrovica në fshatin Mazgit, në janar është bërë mbyllja e daljes në drejtim të Prishtinës si dhe njëri shirit i qarkullimit, drejtimi Mitrovicë-Prishtinë.

Një pjesë e Autoudhës N2 pësoi plasaritje të mëdha në fund të dhjetorit 2020. Më pas një pjesë u shemb.

Institucioni përgjegjës nën autoritetin e të cilës është kjo rrugë, Ministria e Infrastrukturës ka bërë përgjegjës një ndërtues, i cili kishte filluar gërmimet për ndërtimin e një objekti.

“Sa i përket kyçjes në Autostradën “Ibrahim Rugova” në fshatin Mazgit në rrugën Prishtinë- Mitrovicë (N2), ku si rezultat i hapjes së gropës ndërtimore pa pëlqim të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), nga një ndërtues, ka ndodhur rrëshqitja e trupit të rrugës dhe shembja e shtresës qarkulluese”, kishte thënë para disa muajve Ministria e Infrastrukturës për lajmi.net.

Ministria kishte caktuar një komisionin profesional që të merret me sanimin e kësaj rrëshqitje.

“MMPHI menjëherë ka bërë veprimet e duhura duke filluar nga rilevimi i terenit, duke bërë profilet tërthore të terrenit dhe pastaj me studimin gjeomekanik të kësaj rrëshqitje ku janë bërë shpimet me sonda në thellësinë deri 20 metra, nën shtresën qarkulluese. Ndërsa në pjesën e poshtme të skarpates ka qenë e pamundur vendosja e mekanizimit për shpim për shkak të lëvizjes permanente të skarpates dhe kushteve atmosferike që kanë qenë të disfavorshme për këtë problem. Ministria ka caktuar komisionin profesional që të merret me sanimin e kësaj rrëshqitje”, kishte bërë tutje të ditur MI-për lajmi.net.

Pos, hapjes ilegale të gropës, ministria ka bërë përgjegjës personat që janë marrë me projektin e rrugës, pasi thonë se ai si i tillë nuk i ka plotësuar kushtet teknike.

“Kjo rrugë në atëkohë është ndërtuar pa shpronësimin e pronave të përfshira në këtë ndërtim dhe në atë kohë është punuar një projekt, i cili nuk i ka plotësuar kushtet teknike për tu proceduar me tutje, pasi që ka pasur shpërputhje të projektit dhe gjendjes ne teren. Tani ne kemi bërë revidimin e këtij elaborati të shpronësimit dhe jemi në fazën finale të përfundimit të tij. Problem në vete në këtë projekt paraqet mungesa e dokumentacionit kadastral i grabitur nga Serbia. Me se shumti problem po paraqet, mungesa e planeve grafike që kemi në zonën kadastrale Kralice dhe ekipi i gjeodeteve po bëjnë përpjekje për ti siguruar këto plane në mënyrë që të përfundoj ky projekt”, thuhej tutje nga ministria.

Lajmi.net ka mësuar se ministria para pak javësh ka ushtruar padi ndaj personave që dyshohet që kanë shkaktuar dëmin.

Pas dëmtimit të rrugës, automjetet të cilat vijnë nga Auto-udha A7 për të vazhduar në drejtim të Prishtinës është dashur të vazhdojnë në drejtim të fshatit Mazgit, më saktë në segmentin rrugor Prishtinë-Mitrovicë për shfrytëzimin e rreth-rrotullimit në fshatin Mazgit (rreth rrotullimi që gjendet në afërsi të tyrbes së Sulltan Muratit) dhe më pas kanë vazhduar në drejtim të Prishtinës

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë