Veriu.info më herët raportoi për një vjedhje në një market të Mitrovicës, ku i dyshuari kishte arritur nën kërcënimin e armës të vjedhë një shumë parash.
Policia ka arritur ta kap të dyshuarin me inicialet F.R, i moshës 40 vjeçare.
Nga policia për Veriu.info kanë thënë se i dyshuari është arrestuar.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta operative hetimore hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë NJRSh, pas dy orë hetimi kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin F. R., 40 vjeç, shtetas i Republikës se Kosovës, Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme se sonte rreth orës 20:30, në rrugën ,,Rifat Vidishiqi në Mitrovicë, i dyshuari i maskuar dhe nën kërcënimin e armës në një dyqan ( market) ka grabitur një shumë të parave nga dyqani dhe kishte ikur në drejtim të panjohur”, kanë thënë nga Avni Zahiti për Veriu.info.
Hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e rastit janë duke ndërmarrë veprime të mëtutjeshme lidhur me rastin e veprës penale grabitje ./Veriu.info













