Njëra nga kritikat më të mëdha ndaj pushtetit në vazhdimësi nga pozicioni opozitar i Vetëvendosjes ka qenë kapja e institucioneve publike e sidomos ndërmarrjeve publike, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Por duket se kjo “sëmundje” ka kapluar edhe vet Vetëvendosjen tash në pushtet.
Së fundi Vetëvendosje ka “kapur”
ndërmarrjen publike Ibër Lepenc duke zgjedhur në pozitën e kryeshefit të kësaj ndërmarrje anëtarin e kësaj partie Faruk Mujkën.
Mujka është anëtar i Vetëvendosjes tash e një kohë, madje ka qenë edhe kryetar i degës së kësaj partie në Mitrovicë dhe pozicione të rëndësishme në Këshill të Përgjithshëm në qendër.
Po ashtu Mujka ka qenë kandidat për kryetar të komunës së Mitrovicës më 2013 dhe pastaj kandidat për deputet nga kjo parti.
Mujka momentalisht mban pozitën e shefit të asamblistëve të VV-së në Mitrovicë.
Mujka ka siguruar pozitën e kryeshefit pavarësisht që kishte dalë i dyti në intervistim, gjë për të cilën ka raportuar Veriu.info.
Veriu.info ka siguruar dokumentin:














