Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haxhiu: Dorëheqje? S’e kanë hallin e grave por të Qeverisë Kurti

02/12/2022 - 12:13
në Kryesore, Lajme
A A
Ministrja Haxhiu: Gjyshi im i ka dhënë bukë e armë Thaçit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dorëheqja e cila po kërkohet nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas rastit të vrasjes së 35-vjeçares para Klinikës së Gjinekologjisë, nga vet ajo, po konsiderohet ose si mungesë e informacioneve për kompetencat e ministrisë që udhëheqë, apo edhe si problem me Qeverinë Kurti.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi po ashtu se kur kërkohet dorëheqja duhet dhënë arsyet e kësaj kërkese.

Ndërsa, shtoi se Kosova asnjëherë nuk ka pasur qeveri që me aq seriozitet e ka trajtuar fenomenin e femicidit sesa kjo e tanishmja.

“Kur kërkohet dorëheqja duhet të jepen arsyet se cila është arsyeja qe kërkohet dorëheqje e dikujt. MD ka kryer të gjitha kompetencat në përputhje me mandatin, MD nuk ka të drejtë që t’i kërkojë prokurorit të merr masa të paraburgimit apo të ndërmarrë masa të tjera, MD nuk ka të drejtë që të shkarkojë prokurorë dhe gjyqtarë. Duket që kërkesat e tilla veçse po bëhen sepse nuk e dinë ngjarjen e përgjegjësive dhe kompetencave ose bëhen për arsye të caktuara dhe fare nuk e kanë hallin tek gratë që po vriten, por problemin e kanë me Qeverinë Kurti. Kjo qasja është e papranueshme sepse unë besoj pajtoheni me mua, nuk ka pasur qeveri ndonjëherë në Kosovë që e ka trajtuar më me seriozitet fenomenin e femicidit që duket së lufta me të është e vështirë por nuk mund të jetë e pamundshme sepse një fenomen i tillë si femicidi nuk bënë assesi qe të na dorëzojë. Ne do të vazhdojmë punën dhe angazhimin dhe do t’i adresojmë të gjitha kompetencat që kemi. Ata të cilët po kërkojnë dorëheqje kur ne kemi procedurat ndryshimet ne Kodin Penal kur krmi paraparë dënime plotësuese për personat që shpallen fajtorë për dhunë në familje dhe seksuale ngacmime seksuale kanë thënë se këto ndryshime shkelin të drejtat e njeriut…. MD me kompetencë të plotë ka kryer të gjitha përgjegjësitë që ka, mirëpo dështimi është tek sistemi i drejtësisë”, theksoi ai.

Ajo tha se kanë pritur se inspektimet e Inspektoratit policor, shëndetësor dhe të atij për punë sociale të përfundojnë dje lidhur me rastin e vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë.

Por, për shkak të situatës komplekse, sipas Haxhiut këto inspektime kanë marr më shumë kohë.

“Të tri institucionet ai policor, shëndetësor dhe punë sociale kanë filluar inspektimet. Ne kemi pritur që ato te mbarojnë dje, mirëpo duket që janë pak më komplekse dhe sigurisht që kanë marr kohë më tepër”, tha Haxhiu.

Lidhur me takimin që pritet të mbahet sot me krerët institucional e që është thirrur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e para e drejtësisë kosovare tha se ky takim qëllim ka diskutimin për situatën e krijuar pas vrasjeve të rënda që kanë ndodhur në vend.

Edhe njëherë Haxhiu ka theksuar se në rastin e gruas shtatzënë që dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj ka dështim zinxhiror dhe se do t’i ndërmarrin veprimet sipas kompetencave.

“Qëllimi i këtij takimi është qe të flasim për situatat që kanë ndodhur për vrasjet e rënda dhe për femicidin si fenomen dhe për rolin e institucioneve dhe adresimin e përgjegjësive duke pas parasysh qe sipas informacioneve të para ka dështim zinxhiror dhe për këtë siç iu kam thënë edhe dje në momentin që do të pranojmë raportet e inspektimit qofte nga policia, inspektorati shëndetësor apo nga qendrët për punë sociale do të ndërmerren veprime në përputhje me kompetencat”, tha ajo.

Të mërkurën rreth orës 18:00 para Klinikës së Gjinekologjisë është vrarë me armë zjarri 35-vjeçarja shtatzënë. Ajo dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti Sokol Halili.

Rasti i gruas në fjalë ishte i njohur për organet e rendit, derisa ajo kishte edhe urdhër për mbrojtje nga Prokuroria e Shtetit.

E pas kësaj ngjarjeje pati reagime të shumta ku u kërkua edhe dorëheqje.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë