Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krimi i Sokol Halilit që tronditi Kosovën: Vrau gruan shtatzënë, iku, la një letër dhe më pas bëri vetëvrasje

03/12/2022 - 08:12
në Kryesore, Lajme
A A
“Kom mujt me shku kry për kry, pro kom pas qef mja pa ceremonin e vorrimit dhe me pa a po flitet naj kun fjala e vertet”, shkruan Sokol Halili në letrën e tij para vetëvrasjes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mbrëmjen e së mërkurës të 30 nëntorit në oborrin e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Sokol Halili me armë zjarri ia mori jetën bashkëshortes së tij, Hamide Magashi dhe foshnjës që pritej të vinte në jetë, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas kryerjes të aktit makabër, Sokol Halili ishte arratisur në drejtim të panjohur për t’u zhdukur për dy ditë të plota.

Por si kishte ndodhur e gjithë ngjarja?

Hamidja kishte nisur t’i zbresë shkallët që të dalë jashtë hapësirave të spitalit bashkë me një tjetër grua shtatzënë e cila po ashtu ishte në pritje të lindjes së një fëmije. Për praninë e ish-bashkëshortit të cilin e kishte denoncuar për dhunë në familje dhe për këtë ishte pajisur me urdhër mbrojtës nga Gjykata, Hamidja ishte në dijeni para se të dilte jashtë spitalit. Për këtë e kishte njoftuar edhe shoqen e saj, të cilës i është drejtuar duke i thënë “e paskna ish burrin këtu”.

Madje pikërisht për këtë arsye, gruaja shtatzënë e cila është dëshmitare se si ka ndodhur ngjarja, ka kërkuar nga Hamidja që të presin edhe pak dhe të mos dalin jashtë gjatë kohës që Sokol Halili ndodhej aty.

Por këtë e kishte refuzuar 35-vjeçarja, e cila kishte thënë se “Jo, jo, s’ka problem. Hajde dalim ta pijmë nga një cigare”. E me të dalë jashtë e ndjera kishte hasur në ish bashkëshortin Sokolin.

Para objektit të Klinikës së Gjinekologjisë, në afërsi të ulëseve që ndodhen aty e që shfrytëzohen nga pacientet dhe familjarët që shkojnë për vizitë, Hamidja dhe Sokoli kishin diskutuar për një kohë me njëri-tjetrin. E më pas befas janë dëgjuar të shtëna, sipas dëshmitares e cila e kishte shpinën të kthyer dhe nuk po i shihte direkt ish-çiftin.

Sokoli shkrepi armën e tij me shurdhuese në drejtim të Hamides dhe të njëjtën e qëlloi me një plumb në ballë. Dyshohet se edhe pasi e ndjera u rrëzua në tokë pa ndjenja, 31-vjeçari ka vazhduar të qëllojë, duke e lënë atë të vdekur në vend.

Një qytetar që ndodhej aty dhe kishte parë të gjithë ngjarjen, ka njoftuar Policinë, reagimi i të cilëve ka qenë i shpejtë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes 3-4 minuta pas marrjes së informatës dhe me të arritur në vendin e ngjarjes kanë hasur në trupin e pajetë të viktimës, e cila tashmë ishte mbuluar me një çarçaf.

Ani pse intervenimi i Policisë së Kosovës ishte i menjëhershëm, ata nuk kishin arritur ta kapin të dyshuarin kryesor, Sokolin, i cili kishte ikur në drejtim të panjohur me veturën e tij “Opel Astra”.

Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Gjykata dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, të cilat kishin konfirmuar se e ndjera, Hamidja kishte urdhër mbrojtës.

“Gjykata pas mbajtjes së seancës së shqyrtimit të kërkesës së urdhrit mbrojtës, me datë 13.09.2022 ka lëshuar aktvendimin për urdhër mbrojtje me të cilën ka aprovuar kërkesën për urdhër mbrojtje të palës së mbrojtur dhe palës përgjegjëse i ka shqiptuar masat mbrojtëse sipas nenit 5 dhe 6 të Ligjit për Mbrojtje nga dhuna në familje, në kohëzgjatje prej gjashtë muajve duke filluar nga data 13.09.2022 deri më datë 13.03.2023. Ky aktvendim i është dorëzuar palëve dhe atë palës përgjegjëse, mbrojtësit të tij, palës së mbrojtur, mbrojtësit të viktimave, QPS –Lipjan si dhe Stacioni Policor në Lipjan i cili është urdhëruar që ta bëjë zbatimin e vendimit të urdhrit mbrojtës,”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Teksa nga Prokuroria kishin deklaruar se kompetent për zbatimin e urdhrit është Policia e Kosovës.

“Ky urdhër i është dorëzuar Qendrës për Punë Sociale në Lipjan dhe Policisë së Kosovës – Stacionit Policor në Lipjan dhe në bazë të këtij vendimi, kompetent për zbatimin e urdhrit mbrojtës ka qenë Policia e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Edhe pas gati 20 orësh, Policia nuk kishte arritur ta lokalizonte vendndodhjen e 31-vjeçarit. Por vetura e tij me të cilën dyshohet se u largua nga vendi i ngjarjes, u gjet dje në rrugën ‘Ahmet Shtimja’.

Policia e Kosovës më pas shpalli në kërkim të dyshuarin, teksa kishin kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve të vendit për ta kapur atë.

Halili pas gati dy ditësh të plota në arrati si i dyshuar për vrasjen makabre ndaj ish bashkëshortes së tij, Hamide Magashi, e cila ishte shtatzënë në javën e 41-të, sot ka kryer vetëvrasje.

Në momentin që organet e rendit kanë rrethuar shtëpinë e dorasit në fshatin Godanc të Shtimes, i njëjti ka kryer vetëvrasje duke refuzuar të bie në duart e Policisë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, në një prononcim për Gazetën Sinjali ka bërë me dije se 31-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në Emergjencë.

Lajmin për vetëvrasjen e 31-vjeçarit e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i cili ka thënë se përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi ka vrarë veten.

Ndërkaq,mes dhembjes e lotëve, sot iu dha lamtumira e fundit 35-vjeçares, Hamide Magashi.

Qytetarë të shumtë janë parë në ceremoninë mortore në varrezat e fshatit Llugaxhi të Lipjanit, teksa aty të pranishëm kanë qenë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe kryetari i Komunës, Imri Ahmeti.

Pasditen e djeshme, babai i Sokol Halilit zbuloi një mesazh të gjatë që ia kishe lënë i biri ku dorasi kishte sqaruar se cili ka qenë shkaku që e ka çuar deri te prishja e marrëdhënies me Hamide Magashin.

Sipas mesazhit, Sokoli pretendon se e gjithë mosmarrëveshja kishte nisur kur e ndjera ia kishte propozuar një marrëveshje për të ia dhënë ish-bashkëshortit të saj 25 mijë euro në këmbim për ta rritur fëmijën në shtëpinë e babait të saj.

Në mes tjerash, Halili shkruan se vrasjen e ka bërë me vetëdije.

Vrasja e rëndë ka tronditur opinionin dhe ka nxitur reagime te të gjithë, duke nisur nga krerët e shtetit.

Kundër vrasjes së grave ditën e djeshme u protestua në Prishtinë./Sinjal

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë