Derisa në kuvend po mbahet një seancë e jashtëzakonshme mbi paralajmërimet për shtrenjtimin e energjisë elektrike, gazetari Parim Olluri ka shprehur keqardhje për ‘idealistët’ e Albin Kurtit.
Në një postim në facebook Olluri ka thënë se idealistët e VV-së kanë rrezikuar jeten e tyre, e sot askush nuk po merret me ta.
“Me dhimbsen idealistet qe e kane rrezikuar jeten e tyre neper protestat e VV-se. Kane hanger dajak, burg, sprej e gaz lotsjelles.Sot nuk merret kush me ta”, ka shkruan Olluri.
Postimi i plotë:
Me dhimbsen idealistet qe e kane rrezikuar jeten e tyre neper protestat e VV-se. Kane hanger dajak, burg, sprej e gaz lotsjelles.
Sot nuk merret kush me ta. Sot e kane zbuluar qe kontributi i tyre ka mundesuar qe
1. Ta kene faturen e rrymes dyfish ma te shtrenjte,
2. Produktet ushqimore dy trefish ma te shtrenjta,
3. Bileten ma te shtrenjte per te ikur nga Kosova,
4. Te shikojne se si ne pushtetin e VV-se vazhdojne te pasurohen e te marrin poste te larta ish-anetaret e korruptuar te PAN-it
5. Te shikojne me çudi se si prijesi i dikurshem i tyre nuk eshte idealisti qe e kane fantazuar












