
Lideri i LDK’së është pritur si musafir në shtëpinë e të dërguarit special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin në Hamburg.
Abdixhiku, përmes një shkrimi në Facebook thotë se e ka falënderuar Sarrazin për përkrahjen gjermande ndaj Republikës së Kosovës.
“Në Hamburg, në shtëpinë e Manuel Sarrazin, të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor. E falenderova për gjithë përkrahjen gjermane ndaj Republikës së Kosovës”.











