Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajrami: Nëse ky nen nuk largohet nga Projektligji për Buxhetin do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

04/12/2022 - 09:21
në Kryesore, Lajme
A A
Bajrami: Nëse ky nen nuk largohet nga Projektligji për Buxhetin do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se Buxheti për vitin 2023 nuk i adreson nevojat e qytetarëve dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi.

Bajrami ka thënë se buxheti as nuk është i shpërndarë si duhet e as nuk reflekton premtimet e Qeverisë.

Në një intervistë për Ekonomia Online, deputetja e LDK-së, ka pasur kundërshtime për paragrafin 6 të nenit 9 të këtij projektligji për buxhetin ku thuhet se ‘Të hyrat vetanake të mbledhura para vitit fiskal 2022 dhe të pashpenzuara, bëhen pjesë e Fondit të Kosovës në bilancin bankar’. Ajo e ka quajtur anti-kushtetuese.

Kritikë tjetër e deputetes Bajrami është edhe shuma e mjeteve në kuadër të kontigjencave të Ministrisë dhe të Fondit për Ringjallje Ekonomike. Sipas saj, nuk ka informata sesi do të shfrytëzohen.

“Ne kemi provuar që t’i shpalosim vërejtjet tona. Për neve buxheti nuk kompenson as normën e inflacionit dhe ju e dini që gjatë këtij viti qytetarët e vendit po përballen me një normë të lartë të inflacionit dhe shikuar nga kjo perspektivë të gjitha zërat buxhetor në terme nominal kanë ngritje por të them të drejtën të gjitha janë më të vogla sesa normal e inflacionit. Ajo çfarë ne kemi vërejtur është jotransparenca, në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, janë afro 270 milionë euro të cilat janë në kuadër të kontigjencave të Ministrisë dhe të Fondit për Ringjallje Ekonomike, fonde këto që nuk e di askush prej deputetëve sesi do të shfrytëzohen, pra nuk ka projekte, nuk ka plan e as vizion, dhe ato mbeten që gjatë vitit 2023, Ministria e Financave të vendosë sesi do t’i shpenzojë”, tha Bajrami.

Deputetja e LDK-së ka thënë se është normale që për çdo vit të ketë rritje të buxhetit. Sipas saj, rritje të tillë ka pasur edhe në kohën e pandemisë, kur kishte një mbyllje totale.

Por në fakt, Bajrami thotë se rritje të buxhetit nuk mund të ketë, nëse krahasohet me normën e lartë të inflacionit.

Bajrami ka kritikuar Qeverinë edhe për lënien e 677 milionë euro të pashpenzuara.

“Buxheti historikisht ka qenë i madh në secilin vit vijues në krahasim me të gjitha vitet paraprake. Edhe në kohën e pandemisë në mbyllje totale në vitin 2020, kur kishin rënie ekonomike për 5 për qind, ne e kemi pas buxhetin më të lartë historikisht. Nëse e shikojmë që kemi një buxhet rreth 2.9 miliardë i aprovuar për vitin 2022, dhe e kemi buxhetin 3. 2 miliardë për vitin 2023. Nëse e marrim parasysh normën e inflacionit, kjo nuk e ka kompensuar as edhe normën e inflacionit. Në terma nominal ka ngritje të buxhetit pothuajse në shumicën e organizatave buxhetore, por kjo nuk e kompenson normën e inflacionit. Në raportin nëntë mujor që e ka dorëzuar Ministria e Financave për informim të deputetëve, aty figurojnë që në bilancin bankar me 30 shtator kanë qenë 677 milionë euro të pashpenzuara”, u shpreh Bajrami.

Ndërsa për paralajmërimet e Qeverisë se do t’ua marrë Komunave mjetet vetanake të pa-shpenzuara, Bajrami e quan anti-kushtetues. Thotë se nëse ky nen nuk largohet nga projektligji për buxhetin, i njëjti do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Në fakt ky është një nen shumë problematik. Te pjesa tekstuale te neni 9, për herë të parë në histori Ministria e Financave ka futur një fjali të tillë tek paragrafi i gjashtë, ku thotë se të gjitha fondet të cilat janë mbledhë para vitit fiskal 2022 dhe janë të pashpenzuara, do të trajtohen si suficit. Kjo është anti-kushtetuese sepse janë ligje të tjera të cilat këto mjete komunave ua lejon që t’i bartin vit pas viti. Në anën tjetër kjo është tepër kontradiktore sepse Kuvendet Komunale i kanë aprovuar buxhetet me investime kapitale me të cilat i kanë llogarit që t’i kenë këto të hyra të bartura, dhe në fakt një draft-buxhet i tillë është votuar në Qeveri dhe është votuar në parim. Ky nen është kontradiktor me komplet tabelat dhe investimet kapitale të komunave”, ka thënë Bajrami teksa është shprehur se do ta dërgojnë në gjykatë Kushtetuese nëse ky nen nuk largohet deri në lexim të dytë.

Në fund, deputetja e LDK-së, ka thënë se partia e saj nuk do ta votojë Buxhetin për vitin 2023./EO

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë