Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi, ka bërë një reagim pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se “më e rëndësishme kish me qenë me u pasë bë Kryeprokuror”.
Me anë të një reagimi në Facebook, Sherifi është shprehur se si duket për këtë arsye presidentja Vjosa Osmani, deri më sot nuk e ka dekretuar Kryeprokurorin.
“Si duket për këtë arsye Vjosa Osmani deri më sot nuk e ka dekretuar Kryeprokurorin. Mbase është në pritje që Albin Kurti t’i plotësojë kriteret për të konkuruar për Kryeprokuror!”, ka shkruar Sherifi në Facebook.












