Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Një dekadë kapje e Ibër-Lepencit – Hajdar Beqa, Lushtaku, vëllai i Agim Veliut dhe në fund Faruk Mujka

05/12/2022 - 13:27
në Lajme
A A
Një dekadë kapje e Ibër-Lepencit – Hajdar Beqa, Lushtaku, vëllai i Agim Veliut dhe në fund Faruk Mujka
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Emërimi i Mujkës së VV’së në krye të “Ibër-Lepencit”, dëshmon se të gjitha partitë politike kanë vepruar njësoj me këtë ndërmarrje: E kanë kapur.  Dekada e kaluar në këtë ndërmarrje ka njohur akte të ngjashme të kapjës. Kishte nisur me PDK’në, kishte vazhduar me LDK’në, ishte rimarrë kontrolli nga PDK’ja për ti’a dorëzuar sivjet Vetëvendosjës.

 

Ndërmarrja hidroekonomike “Ibër-lepenc”, ka qenë gjithnjë cak i ndërhyrjeve brutale partiake, sa herë që është shndëruarr pushteti. është kontrolluar gjithnjë nga partia politike që ka fituar pushtetin. Ndërmarrja që ka afarizëm pozitiv me një qarkullim prej rreth 6 milionë eurosh dhe që nuk ka qenë ansjëherë barrë e Qeverisë, ndër vite ka qenë në fokus të kapjës nga partitë në pushtet.

I fundit që është dërguar politikisht në këtë ndërmarrje është Faruk Mujka, një anëtar i Lëvizës Vetëvendosje që nuk shquhet për përvojë menaxheriale në fushën e ekonomisë.

Gazeta Insajderi ka analizuar profilet e njerëzve që kanë udhëhequr tash e një dekadë këtë ndërmarrje dhe emrat e tyre tregojnë për interesin e madh të partive politike për ta kapur “Ibër- Lepencin”.

Nisi me Hajdar Beqën

Foto: Hajdar BeqaPara se Hashim Thaçi të ngjitej në pushtet kishte premtuar depolitizim të ndërmarrjeve publike, ngjashëm siç pati premtuar Albin Kurti në fushatën e fundit zgjedhore.Mirëpo edhe Thaçi kishte vepruar ngjashëm si Kurti.

Qeveria e udhëhequr nga ai kishte target kapjen e ndërmarrjeve publike. Hajdar Beqa, një aktivist i hershëm i PDK’së ishte emëruar në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjës publike “Ibër-Lepenc”.

Ndërmarrja gjatë mandatit të tij ishte tronditur nga nepotizmi. Punësimi më i famshëm ishte ai i gruas së Adem Grabovcit, shefit të dikurshëm të grupit parlamentar të PDK’së, raporton Gazeta Insajderi.

Njeriu i LDK’së në krye të “Ibër-Lepencit”

Foto: Januz KabashiNë kohën kur Thaçi më nuk ishte kryeminister, por në vend të tij ishte Isa Mustafa duhej të ndodhnin ndryshime edhe në ndërmarrjen fitimprurëse publike.Mustafa kishte gjetur një aktivist të partisë së tij për ta drejtuar ndërmarrjën. E kishte gjetur në Istog.

Në prill të vitit 2016 kontrolli i kësaj ndërmarrje kishte kaluar nga PDK’ja në LDK me emërimin e Januz Kabashit.

Ai para se ta merrte këtë pozitë ishte drejtor komunal në Istog, gjatë qeverisjës komunale të të ndjerit Haki Rugova.

I përzgjedhuri i Isa Mustafës, Januz Kabashi, kishte dhënë dorëheqje pas dy viteve. Në vend të tij ishte emëruar Sami Veliu.

Emërimi i tij nuk kishte qenë i rastësishëm dhe nuk kishte të bënte me respektim të kritereve profesionale të një konkursi publik. Ai plotësonte një kriter tejet të rëndësishëm e vendimtar: Ishte vëllai i Agim Veliut, një prej njerëzve më të fuqishëm në LDK, në vitin 2018.

Ai për një kohë kishte drejtuar këtë ndërmarrje nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv, raporton Gazeta Insajderi.

PAN’i në pushtet, pozita i takon Lushtakut

Një luftë e madhe për pozitën e kryeshefit ekzekutiv ishte zhvilluar në vitin 2018.

Sami Veliu, vëllai i Agim Veliut, ndonëse LDK’ja nuk ishte në pushtet synonte që ta mbante këtë pozitë. Kishte konkurruar për kryeshef ekzekutiv. Këtë e kishte bërë për faktin se kryesues i bordit të ndërmarrjës ishte Fatos Sahiti, një ish-këshilltar politik dhe familjar i ish-ministrit Lutfi Zharku, atëkohë një figurë e fuqishme e LDK’së.

Foto: Sami VeliuLDK’ja synonte që t’ia kapte këtë pozitë PDK’së që kryesonte PAN’in në fillet e pushtetit të tyre.Por, PDK-ja nuk kishte lëshuar pe. Veliu kishte humbur garën. E kishte fituar Berat Lushtaku, një kushëri i një prej figurave më të fuqishme të PDK-së: Sami Lushtakut.

Kur Vetëvendosje erdhi në pushtet mori vendim që Lushtaku të shkarkohet nga kjo pozitë.

Foto: Berat LushtakuKjo e kishte nervozuar Lushtakun. E kishte krahasuar shkarkimin e tij me largimet që kanë ndodhur në kohën e masave të dhunshme të pushtuesit serb në vitet e 90’ta.“I jashtëligjshëm dhe i motivuar politikisht”, kështu e kishte cilësuar Lushtaku vendimin për shkarkimin e tij.

Megjithatë, ky vendim ishte i pritshëm. I emëruar gjatë pushtetit të PAN’it do të duhej të zëvëndohej me dikënd të Lëvizjës “Vetëvëndosje”.

Skenar për VV’në, kapja e Ibër-Lepencit nëpërmjet Faruk Mujkës

Faruk Mujka i Vetëvendosjes emërohet kryeshef ekzekutiv i "Ibër-Lepencit" -  GazetaBlic
Foto: Faruk MujkaEmërimi i Mujkës në krye të kësaj ndërmarrje është kapja e fundit e realizuar nga pushteti.Një i panjohur në fushën e ekonomisë, por i njohur për aktivitetin partiak në VV do të drejtoj një prej ndërmarrjeve të rralla fitimprurëse në Kosovë.

Mujka nuk shquhet për udhëheqje të ndonjë biznesi apo ndërmarrje publike, por shquhet për punësime të familjarëve të tij gjatë kohës sa ishte në pushtet në Komunën e Mitrovicës.

Punësimi i resë dhe i kunatës së tij kishte bërë bujë në media, para disa viteve.

Po ashtu, Mujka shquhet si përson jo dinamik dhe është bërë objekt talljesh disa herë për kotje në gjumë gjatë seancave të Kuvendit Komunal në Mitrovicë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë