Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

E thotë edhe Santos, Ronaldo mund të mos jetë kapiten i Portugalisë në ndeshjen ndaj Zvicrës

05/12/2022 - 20:41
në Sport
A A
E thotë edhe Santos, Ronaldo mund të mos jetë kapiten i Portugalisë në ndeshjen ndaj Zvicrës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Fernando Santos ka refuzuar të konfirmojë nëse Cristiano Ronaldo do të jetë kapiten i skuadrës së tij në ndeshjen kundër Zvicrës, e vlefshme për 1/8 e finales në Kupën e Botës “Katar 2022”.

37-vjeçari u zëvendësua në minutën e 65-të të ndeshjes së fundit të Grupit H, kundër Koresë së Jugut, dhe u duk se ishte i pakënaqur me vendimin e trajnerit, transmeton Gazeta Express.

Veprimet e Ronaldos nuk i kanë pëlqyer aspak Santosit, i cili e zbuloi këtë edhe në konferencën e sotme për shtyp.

“Nuk më pëlqeu, aspak. Nuk më pëlqeu vërtet. Por, që nga ai moment gjithçka ka përfunduar në lidhje me këtë çështje. Këto çështje zgjidhen me dyer të mbyllura. Është zgjidhur. Ka një ndalesë për këtë çështje dhe tani të gjithë janë të fokusuar në ndeshjen e nesërme”, tha fillimisht ai.

Tutje, Santos nuk e konfirmoi nëse Ronaldo do të jetë kapiten edhe në ndeshjen kundër Zvicrës.

“Unë vendos se kush do të jetë kapiten vetëm kur të arrij në stadium. Ende nuk e di se cili do të jetë formacioni. Kjo është ajo që kam bërë gjithmonë dhe kjo është ajo që do të bëj gjithmonë dhe kështu do të jetë edhe nesër”, deklaroi trajneri i Kombëtares së Portugalisë.

Ndeshja mes Portugalisë dhe Zvicrës do të zhvillohet të martën mbrëma. /Gazeta Express/

JU REKOMANDOJMË

Ibrahimović i prekur nga suksesi historik i Bosnjës

Ibrahimović i prekur nga suksesi historik i Bosnjës
26/06/2026 - 10:46

Zlatan Ibrahimović u emocionua dukshëm pas kualifikimit historik të Bosnjës dhe Hercegovinës në fazën eliminatore të Kupës së Botës 2026. Me triumfin 3-1 ndaj Katarit, Bosnja siguroi kalimin...

Më shumëDetails

Suárez: Shpresoj që Yamal ta arrijë të paktën nivelin e Messit

Suárez: Shpresoj që Yamal ta arrijë të paktën nivelin e Messit
26/06/2026 - 09:46

Ish-sulmuesi i Uruguait, Luis Suárez, ka folur për talentin e madh spanjoll Lamine Yamal, duke theksuar se krahasimet me Lionel Messin nuk janë të drejta, edhe pse të...

Më shumëDetails

Turqia mposht SHBA-në, por eliminohet nga Kupa e Botës

Turqia mposht SHBA-në, por eliminohet nga Kupa e Botës
26/06/2026 - 08:05

Turqia ka regjistruar një fitore të papritur ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke triumfuar 3-2 në ndeshjen e fundit të Grupit D të Kupës së Botës FIFA...

Më shumëDetails

Australia kualifikohet në fazën tjetër të Botërorit pas barazimit me Paraguajin

Australia kualifikohet në fazën tjetër të Botërorit pas barazimit me Paraguajin
26/06/2026 - 07:09

Australia ka siguruar kalimin në fazën e 32-të të Kupës së Botës, pasi barazoi 0-0 ndaj Paraguajit në ndeshjen e zhvilluar në “Levi’s Stadium” në San Francisco. Ndeshja...

Më shumëDetails

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët e Ronaldos pas golit: Ai u kthye

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët e Ronaldos pas golit: Ai u kthye
25/06/2026 - 22:56

Një analizë e pazakontë e ndeshjes së Portugalisë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve, pasi një ekspert i leximit të buzëve pretendon se ka zbuluar fjalët e Cristiano Ronaldos...

Më shumëDetails

Protagonizmi i “pleqve”, befasitë e rekordet – Gjithçka nga Botërori deri më tash

Protagonizmi i “pleqve”, befasitë e rekordet – Gjithçka nga Botërori deri më tash
25/06/2026 - 22:52

Kupa e Botës 2026 në futboll që po mbahet në Amerikë, Kanada e Meksikë, tashmë ka bërë befasitë e para. Shumë ndeshje, përballje, e emocione të mëdha kanë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • ​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

    ​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

    205 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 51
  • Murati jep lajmin e shumëpritur, ekzekutohen 100 eurot për këtë kategori

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ish shefi i kabinetit të Kurtit rehatohet në pozitë të rëndësishme shtetërore

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Lista e zezë e SHBA-së: Ja subjektet nga Kosova që janë nën sanksione, nga Zvonko Veselinoviq e deri te Naser Kelmendi

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Shteti pagoi 91 mijë euro pensione për persona të vdekur

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë