Pamje të reja nga aksidenti gjatë garave ilegale me vetura në Trudë të Prishtinës kanë nxitur dyshime të reja për mënyrën se si ndodhi përplasja.
Në video shihet momenti kur BMW-ja përplaset me veturën e njohur si “Suat”, ndërsa disa komentues në rrjetet sociale pretendojnë se goditja mund të ketë qenë e qëllimshme, raporton Veriu.info.
Megjithatë, deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar se përplasja ishte e qëllimshme.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur më herët se nga ky aksident, përveç dëmeve materiale, një person kishte kërkuar edhe ndihmë mjekësore./Veriu.info













