Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur sërish për rritjen e çmimit të energjisë elektrike ku ka thënë se qeveria e Kosovës por edhe Kuvendi i Kosovës do t`i dërgojnë komentet e tyre në ZRRE sa i përket çmimit të energjisë elektrike.
Kurti ka përsëritur se ZRRE është organ i pavarur duke nënkuptuar se Qeveria dhe asnjë institucion tjetër nuk mund të ndërhyjë në punën e tyre.
“Unë nuk e kam numrin e telefonit të kryetarit të Bordit të ZRRE, mirëpo ministrat e linjës, por shpresoj edhe nga Kuvendi i Republikës t`i dërgojnë sa më parë komentet…. në mënyrë që Bordi i ZRRE bazuar në raportin e vetë t`i trajtojë edhe sugjerimet tonë”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës.












