Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Statistikat: Meshkujt prijnë për vetëvrasje, derisa femrat më shumë tentojnë vetëvrasje

10/12/2022 - 12:06
në Lajme
A A
Statistikat: Meshkujt prijnë për vetëvrasje, derisa femrat më shumë tentojnë vetëvrasje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shqetësuese për qytetarët e Kosovës vazhdon të mbetet dukuria e vetëvrasjeve e tentim vetëvrasjeve, ku në tri vitet e fundit kanë ndodhur më shumë se 100 vetëvrasje e mbi 300 tentime vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali.

Rastet më të shpeshta të viktimave janë të moshave nga 18 deri 40 vjeçare. Meshkujt prijnë në kryerje të këtij akti, kurse për rastet e mbetura në tentativë ka më shumë raste të gjinisë femërore.

Format e kryerjes së akteve pos me armë, bëhen edhe në varje, kërcime nga lartësia, konsumim medikamentesh e gjësende tjera.

Derisa edhe motivet që qojnë deri tek vetëvrasjet e tentim vetëvrasjet janë të natyrave të ndryshme, si problemet me financa, borxhet, çështjet familjare e të tjera.

Nga Policia e Kosovës tregojnë për Gazetën Sinjali se vetëvrasjet si akt, trajtohen nga institucione dhe nga individë të profesioneve të ndryshme. Secili i qaset nga fushë-veprimi i vet. Është temë e psikologëve, mjekëve e të tjerëve të cilët kanë rol parandalues e këshillues.

“Policia i heton këto raste kur dyshohet se personi është shtyrë të bëjë një veprim të tillë, pra kur kemi të bëjmë me vepër penale shtyrja në vetëvrasje dhe kur ka të dhëna se është konsumuar vepra penale ndihma në vetëvrasje”, thonë nga Policia.

Sa i përket gjinisë dhe moshës së viktimave të rasteve të vetëvrasjeve, policia tregojnë se nuk mund të thonë se është një moshë e caktuar që dominon edhe pse raste pak më të shpeshta janë ato me viktima të moshave nga 18 deri 40 vjeçare. Kur flasim për gjininë, viktimat e gjinisë mashkullore prijnë në kryerje të këtij akti, kurse për rastet e mbetura në tentativë ka më shumë raste të gjinisë femërore.

“Ne si polici, si në çdo paraqitje tonë, shfrytëzojmë rastin që përmes mediave të apelojmë për raste të ndryshme. E në rastin konkret apeli ynë u drejtohet atyre që kanë informata se persona të caktuar me probleme, që gjinden në një hidhërim të thellë dhe depresion. Për këto raste, për këta persona të lajmërojnë institucionet përkatëse, përfshirë policinë edhe pse puna rehabilituese, këshilluese u takon institucioneve, profesioneve tjera, ne do ta adresojmë problemin atje ku duhet në mënyrë që të kemi sa më pak raste të tilla”, theksojnë nga Policia.

Policia e Kosovës tregon për Gazetën Sinjali se në nivel vendi sivjet nga 1 janari deri me 31 korrik kanë ndodhur 17 raste të vetëvrasjeve.

Sipas Policisë, në vitin 2021 ishin 44 vetëvrasjeve dhe 131 tentim-vetëvrasje. Më 2020 ishin 40 vetëvrasjeve dhe 101 tentim-vetëvrasje. Ndërsa në vitin 2019 ishin 31 vetëvrasjeve dhe 142 tentim-vetëvrasje.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë