Qytetarët serbë në veri kanë filluar të mblidhen në Rudarë, në afërsi të Zveçanit dhe Leposaviç
Kësisoj, edhe janë ndezur sirenat e sigurisë, shkruan “Veriu.info”.
Pas lëshimit të alarmit në Mitrovicë të Veriut, “Ura e Ibrit” ka filluar të mbushet me policë të Kosovës dhe karabinier të KFOR-it.
Situata në veri të vendit, tash e sa ditë vazhdon të jetë e tensionuar me provokime, sulme dhe shpërthime të vazhdueshme./Veriu.info











