Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Barrikada e sulme me shok-bomba: Krejt çka dihet deri tani për tensionet në Veri

11/12/2022 - 08:13
në Kryesore, Lajme
A A
Qytetari tregon si i mbeti kamioni në barikada, tregon se personat ishin të maskuar dhe flisnin në gjuhën serbe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Arrestimi i një ish-zyrtari policor në Veri të vendit, i cili dyshohet se ka hedhur një shok-bombë gjatë incidenteve të fundit atje, ka pasuar me vendosjen e barrikadave në Rudarë në afërsi të Zveçanit. Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht të shtunën pasdite se ka nisur vendosja e barrikadave në shenjë revolte.

Sinjalizuesi i Sinjalit për Veri ka bërë me dije për se ish-polici i arrestuar është Dejan Pantic, i cili u kap nën dyshimet se ka hedhur njërën nga shok-bombat në Mitrovicë të Veriut.

Situata nisi të marrë përshkallëzim më të gjerë në pikëkalimet kufitare Jarinjë e Bërnjak. Në këto pika kufitare pati shkëmbim me armë zjarri mes Policisë së Kosovës dhe grupeve kriminale serbe.

Siguria në atë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës u bë më e rrezikshme dhe kjo u dëshmua edhe përmes raportimeve nga gazetarët vendos. Disa prej tyre shpesh herë ju rrezikua jeta nga shok-bombat e hedhura nga grupet kriminale serbe.

Për situatën e tensionuar ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili thotë se Kosova nuk dëshiron konflikt, por paqe dhe progres. Megjithatë, Kurti thotë se agresionit do t’i përgjigjen me të gjitha fuqitë që ka Kosova.

Kurti përmes një shkrimi në Facebook tha se nëse këto veprime nuk dënohen nga BE-ja dhe SHBA-të, atëherë kjo do ta inkurajojë Beogradin zyrtar për më shumë nxitje për destabilizim të Kosovës.

Ai shtoi se barrikadat në veri duhet të largohen.

Ndërsa nga Policia e Kosovës ka bërë me dije se disa policë të Kosovës janë sulmuar me armë zjarri në afërsi të Ujmanit dhe se janë kundërpërgjigjur në vetëmbrojtje.

Në Rudarë në Zveçan ndërkohë janë ngritur edhe disa tenda në të cilat po qëndrojnë serbët të cilët kanë bllokuar rrugët.Për vendosjen e barrikadave u përdorën kamionët e dhuruar nga Bashkimi Evropian.

I menjëhershëm ishte reagimi nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq i cili ka thënë se Beogradi do t’i dërgojë kërkesë komandantit të KFOR-it që të sigurojë hyrjen e ushtrisë serbe në territor të Kosovës.

Vuçiq tha se e di që një kërkesë e tillë do të refuzohet, por sipas tij, është mirë që të dihet se një kërkesë e tillë është bërë, ashtu që askush të mos thotë se s’ka ardhur kurrë një gjë e tillë nga pala serbe.

Përmes një konference për media, Vuçiq ka akuzuar Kosovën për mosimplementim të Marrëveshjeve të Brukselit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën që shpie në drejtim të pikës kufitare të Bërnjakut.

Përmes një njoftimi për media, PK-ja njoftoi se në vetëmbrojtje, njësitet policore janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen me armë zjarri grupeve kriminale të cilët janë larguar në drejtim të panjohur.:

“Persona nga grupe të caktuara kriminale të cilat kanë kryer bllokimin e disa rrugëve në veri të vendit, nga lokacione të ndryshme, në tri raste kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të njësiteve policore të cilat kanë qenë në detyrë zyrtare në afërsi të pendës së liqenit të Ujmanit, në rrugën që shpie në drejtim të Pikës Kufitare të Bërnjakut.

Njësitet policore, në vetëmbrojtje janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen me armë zjarri personave/grupeve kriminale, të cilat janë zmbrapsur dhe larguar në drejtim të panjohur. Po ashtu bazuar në informacionet e siguruara nga njësitet policore në terren, në disa lokacione të ndryshme, janë dëgjuar po ashtu të shtëna me armë zjarri”.

Policia njoftoi se deri tani nuk ka ndonjë informacion për ndonjë person të lënduar apo dëme të shkaktuara.

“Deri më tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar për ndonjë person të lënduar apo dëme të mundshme të shkaktuara. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në interes të ruajtjes së sigurisë publike dhe rendit kushtetues”.

Reagim pati edhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës për rrezikun e vazhdueshëm që iu kanos gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve gjatë raportimeve të tyre nga veriu i Kosovës.

“Gjatë orëve të vona të ditës së sotme, në ndërkohë që po raportonin për situatën në veri, një eksploziv shpërtheu fare pranë ekipit të RTV Dukagjinit. Përgjatë raportimit të drejtpërdrejtë të gazetares, Doruntina Bylykbashi, shihet dhe dëgjohet shpërthim i madh. Ky është sulmi i dytë brenda dy ditësh ndaj ekipeve të cilat po raportojnë nga veriu i Mitrovicës. Andaj, AGK-ja u bënë sërish thirrje institucioneve kompetente që të marrin masa për të siguruar gazetarët gjatë raportimeve të tyre”, thuhet në reagim.

Ndërsa, deri tani për tensionet e fundit në Veri nuk ka pasur reagim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet e QUINT-it e as nga Bashkimi Evropian.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë