Manastiri i Deçanit përmes faqes zyrtare në Twitter ka treguar se emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjendet në Kosovë.
E kanë falënderuar atë për rolin e SHBA-ve në mbrojtjen e komuniteteve dhe trashëgimisë fetare.
“Sot Zëvendësndihmës sekretari amerikan, Gabriel Escobar, e vizitoi Manastirin e Deçanit së bashku me Alyson Grunder, zëvendësshefe e Misionit në Amabasadën e ShBA-së në Prishtinë dhe kolegët e tyre. Ne jemi mirënjohës për angazhimin e vendosur të SHBA-së për mbrojtjen e të gjitha komuniteteve dhe trashëgimisë fetare në Kosovë”, kanë shkruar nga Manastiri në Twitter.
Vizita e Escobarit në Kosovë vjen në një kohë tensionesh në Veriun e Kosovës.
Për nesër vendin pritet ta vizitgojë dhe këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.
Ai do të shoqërohet nga emisari amerikan, Gabriel Escobar.
SHBA-ja ka qenë e qartë që nuk dëshiron përshkallëzim të situatës në Veri, mandje të dielën ka kërkuar nga serbët lokalë që t’i heqin barrikadat të vendosura nëpër rrugë e Veriut. /Express












