Kryetari i Kuvendit të Kososvës, Glauk Konjufca, ka thënë se qëllimi i Serbisë me tensionet në veri është ndarja e Kosovës.
Konjufca në një intervistë për TV21 në Shkup, ka deklaruar se Serbia po dëshiron që “de facto” të shkëpusë një pjesë të territorit të Kosovës përmes tensioneve në veri të vendit.
“Të shtënat me armë drejt policisë së Kosovës, gjuajtja me armë drejt policisë së BE-së, te EULEX-it. Bllokimi i rrugëve, barrikadat, të gjitha këto janë një formë tjetër e gjuhës së dhunës, e cila refuzon dialogun.
Por shfrytëzon forcën e imponimit të fakteve në terren. Këtë Kosova nuk e pranon dhe për këtë arsye ne jemi në komunikim të vazhdushëm me ndërkombëtarët që edhe aa t’i bindim se Serbia do të destabilizojë Kosovën. Qëllimi i Serbisë është ndarja “ de facto” e një pjese të territorit të kosovës”, tha Konjufca.
Konjufca po qëndron për një vizitë zyrtare dyditore në Maqedoninë e Veriut.













