Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Escobar: Nëse Qeveria e Kosovës nuk e formon Asociacionin, ne do ta bëjmë

14/12/2022 - 20:46
në Kryesore, Lajme
A A
LAJMI I FUNDIT: SHBA kundërshton kategorikisht kthimin e forcave serbe në Kosovë, thotë Escobar

epa09625371 US Deputy Assistant Secretary of State in charge of the Western Balkans Gabriel Escobar attends the joint press conference in Skopje, Republic of North Macedonia, 06 December 2021. the US Deputy Assistant Secretary overseeing policy towards the countries of the Western Balkans Gabriel Escobar is in North Macedonia for an official visit. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se shpreson që së shpejti të hiqen barrikadat në veri të Kosovës, që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës.

Në një intervistë për N1, ai tha se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe është paraparë me marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa u shpreh se njëra palë nuk duhet të heqë dorë nga ajo.

“Nëse qeveria nuk fillon ta bëjë këtë, ne do ta bëjmë. Unë do të punoj me ata njerëz për ta bërë atë realitet”, tha Escobar.

Kur u pyet nëse ky ishte një paralajmërim për kryeministrin e Kosovë, Albin Kurtin, Escobar thotë se e kishte informuar.

“Njerëzit i dinë mundësitë e ASK-së. Mitrovica e Veriut është në kufirin e katër vendeve, dhe sa i përket biznesit, mund të bëhet një zonë pa taksa për Ballkanin e Hapur ose diçka të ngjashme. Asociacioni do të ndihmojë të gjitha vendet në rajon. Ka elemente për optimizëm. Ne kemi nevojë për një zgjidhje më të qëndrueshme. Ne duam që kjo zgjidhje të jetë më e përhershme”, tha Escobar.

Duke folur për barrikadat në veri, ai tha se i ka dëgjuar shqetësimet e njerëzve që i kanë vendosur dhe se ato janë legjitime.

“Dëshirojmë të punojmë me komunitetin serb në veri të Kosovës, për të përmbushur kërkesat e tyre. Ka një mënyrë për të ecur përpara, ashtu siç ka një arsye pse vendosin barrikadat dhe pse do t’i heqin ato. Po ashtu serbët duhet të kthehen në institucionet e përbashkëta, sepse ata janë të nevojshëm atje. Mendoj se në të ardhmen e afërt, kjo do të ndodhë”, thotë Escobar.

Sipas tij, prioritet është gjetja e një zgjidhjeje për të gjithë rajonin, jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë.

Siç tha ai, ka përkushtimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se do të mundohet të punojë drejt heqjes së barrikadave, por se nuk ka afat për largim.

“Shpresoj se do të jetë brenda disa ditësh”, tha Escobar.

Duke folur për planin gjermano-francez, Escobar thotë se prioritet është gjetja e një zgjidhjeje për të gjithë rajonin, jo vetëm për Kosovën, dhe se SHBA-ja e konsideron Ballkanin Perëndimor pjesë të rëndësishme të komunitetit euroatlantik.

“Kur flasim për targa apo karta identiteti, ato duhet të jenë dokumente që shkojnë kudo. Në vend që të diskutojmë për dokumente, le të flasim për heqjen e nevojës për ato dokumente. Ka mundësi reale për të nxjerrë mësime dhe për të gjetur zgjidhje për qytetarët”, tha ai.

Siç thotë ai, fakti është se Beogradi ka një ndikim të madh në popullatën në veri dhe duhet, sepse ata nuk janë vetëm qytetarë të Kosovës, por edhe të Serbisë.

“Ata kanë të drejtë të plotë për mbrojtjen e institucioneve të Kosovës dhe për të marrë pjesë në jetën politike të Serbisë. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje për atë komunitet. Para së gjithash, duhet të jetë në dorën e serbëve vendas, ata duhet të merren me këtë situatë, duhet të kenë rolin kryesor, të ankohen për cenueshmërinë e tyre, duam që të jenë në struktura që të kenë ndikim nga brenda. Janë përfaqësues legjitimë të komunitetit”, tha Escobar.

I pyetur nëse Vuçiq ka hequr dorë nga kërkesa e KFOR-it për dërgimin e ushtrisë, ai thotë se kjo krizë nuk duhet të militarizohet.

“Nuk është koha për të përdorur ushtrinë, por diplomacinë”, tha ai dhe shtoi se deklarata se SHBA-të i japin garancitë e sigurisë Kosovës nuk është kërcënim për Serbinë, sepse ato garanci i kanë edhe serbët në Kosovë.

“Ne nuk do të lejojmë askënd nga Kosova të kërcënojë Serbinë apo të kërcënojë stabilitetin e veriut të Kosovës”, tha Escobar.

Ai përsëriti se nismat si Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur mund të krijojnë mundësi më të mëdha për rajonin.

“Kjo nënkupton se Serbia dhe Kosova janë të njohura, se kanë nevojë për një marrëdhënie paqësore. Nuk e di se si do të bëhet. Mendoj se të gjitha vendet duhet të njohin njëri-tjetrin dhe të përpiqen për integrim në BE. Çfarë marrëdhëniesh do të ekzistojnë hapet mundësitë dhe kjo është ajo që duam ne do të arrijmë”, përfundoi Escobar.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë