Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

​Azemi: Punëtorët e sektorit privat asnjëherë nuk kanë qenë në një situatë më të rëndë

14/12/2022 - 22:25
në Lajme
A A
Sindikata thotë se sektori privat është i skllavëruar, të rinjtë po e braktisin vendin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se punëtorët e sektorit privat të Kosovës asnjëherë nuk kanë qenë në një situatë më të rëndë sesa janë tash e për këtë, ai drejton gishtin drejt Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Azemi ka treguar se qeveria ka shtyrë sindikatën në fjalë të drejtohet nga qeveria dhe më pak, tek faktorët social siç janë pronarët e kompanive.

“Diçka që është shumë e rëndë, që për çdo ditë trumbetohet, edhe sot u trumbetu në një takim që ish me ministrin e Financave, gojën për dialog dhe gojën për bashkëpunim e ka që nganjëherë ndaleshim dhe shikonim se a është ky njeriu që unë së paku që dy vite, po komunikoj me të. Realisht, nuk kemi dialog social. Dialog social që të përmirësojmë kushtet e punëtorëve edhe në raport me punëdhënës edhe në raport me Qeverinë. Ne shumë normal që i kemi vërejtjet tona tek partnerët socialë, tek pronarët e kompanive, por na ka shty në një situatë qeveria që ti harrojmë pronarët e kompanive e të merremi direkt me ta pasi që dhe ata problemet kryesore janë duke na i bart tek ne, punëtoreve të sektorit privat të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Krahas kësaj, ai tregon edhe një rast investimi në Kosovë që me rekomandim të tij ia kishte dërguar Qeverisë së Kosovës dhe Ministres Rizvanolli, propozim ky i cili sipas tij, ishte mënjanuar.

“Tek investimet e huaja, unë personalisht edhe në media dhe e kemi pas një investitor amerikan, që kemi dalur haptazi edhe na edhe ata, dhe kanë thënë që janë të gatshëm të investojmë 800 milionë euro në Kosovë dhe e kemi sygjeru që të shkojë në Qeveri. Është shumë normal që ka qu shkresa, ka kërkuar të takohet me ministren Rizvanolli dhe a e di çka i ka thënë, sipas interpretimit të këtij zotërisë, thotë na kanë thanë se tani kemi problem me energjinë dhe tani nuk mund të merremi me këtë çështje”, ka deklaruar ai.

“Ai thotë se ky projekt është në tavolinën e kryeministrit dhe Rizvanollit”, tregon ai gjersa thekson se do të duhej një shpjegim nga ana e Qeverisë apo ministres Rizvanolli për mosimplementimin e kësaj oferte.

Ndërkaq, Azemi thekson se punëtorët e sektorit privat në Kosovë nuk kanë qenë asnjëherë në ditë më të vështira sesa këto të tanishmet.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë