Një aksident trafiku ku ka mbetur i lënduar një këmbësor ka ndodhur sot rreth orës 16:00, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Aksidentin e ka konfirmuar për Veriu.info Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Jugut.
Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia dhe po merret me rastin.
“Rreth orës 16:00 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë segmenti rrugor në fshatin “Shupkovc”” , ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime Në këtë aksident është përfshirë një veturë dhe një këmbësor”.












