Punësimet brenda institucioneve dhe emërimet e bordeve kanë nxjerrë në pah pakënaqësitë dhe ndikimet politike brenda partisë në pushtet.
Kunati i Albulena Haxhiut, vëllai i burrit të saj, Dardan Krasniqi, ka goditur ashpër procesin e emërimit të bordeve nga Vetëvendosje.
Krasniqi ka përmendur zyrtarin e Vetëvendosjes, Fatban Bunjaku, njëherësh këshilltar i ministres Rozeta Hajdari, si njëfarë Adem Grabovci i vogël.
“ Ama edhe sojit të tij që e keqpërdor pushtetin e Lëvizja VETËVENDOSJE! i vjen fundi disi që përmes ndikimit dhe interferimëve me heqje ose listim në listë të kandidatëve manipulon proqese e këndej dalim si të pavarur, objektiv e profesional!” – ka shkruar Krasniqi.
Ai ka paralajmëruar që të ndalet ky virus përpara se të shpërthej.
Kujtojmë që Fabjan Bunjaku është përmendur edhe më herët për punësime.

FATBAN BUNJAKU
Dafina Gexha Bunjaku, gruaja e Fabjan Bunjakut në mandatin e parë ishtë emëruar anëtare në bordin në AUV kurse në qeverinë Kurti II është emëruar zëvendësministre në ministrinë e Shëndetësisë.
Dardan Krasniqi kujtojmë që është vëllai i Alban Krasniqit, burrit të Albulena Haxhiut, dhe ishte kandidat i VV-së për kryetar të Malishevës.

DARDAN KRASNIQI
Postimi i plotë i Dardan Krasniqit:
Me krejt këta anëtarët e bordëve që po zgjidhën po del që Fatban Bunjaku – dosta ose një farë lidhje dyshysh!
Pra njëfarë Adem Grabovci i vogël! E Kosovën e mjerë spo e lëshojnë kurrë do keso mini Adem Grabovca të mjerë.
Ama edhe sojit të tij që e keqpërdor pushtetin e Lëvizja VETËVENDOSJE! i vjen fundi disi që përmes ndikimit dhe interferimëve me heqje ose listim në listë të kandidatëve manipulon proqese e këndej dalim si të pavarur, objektiv e profesional!
Ndalne këtë virus të tillë përpara se me pelcitë!
Besojë që edhe përmes këstij statusi e merr përgjigjjën ky monstrum alla Graboci!
Turp!













