Analisti Jusuf Thaçi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale prej 26 vjetësh burg për Salih Mustafën, shkruan Veriu.info
Jusufi ka thënë se ata që votuan pro themelimit të Gjykatës Speciale, nëse nuk e kanë kurajon njerëzore për kërkim-falje, së paku mos të flasin asgjë për veprimet e vendimet e këtij monstrumi të “drejtësisë”.
Postimi i plotë:
Ata që kanë ngre dorën pro themelimit të Gjykatës Speciale, duke i dhënë këtij institucioni të pështirë politik statusin dhe shenjtërinë e institucionit të drejtësisë, nëse nuk e kanë kurajon njerëzore për kërkim-falje, së paku mos të flasin asgjë për veprimet e vendimet e këtij monstrumi të “drejtësisë”. Kjo është më e pakta që duhet ta bëjnë!













