
Gjykata Speciale ka shqiptuar dënimin për krime lufte ndaj një ish-eprori të UÇK-së.
Në seancën e djeshme, kjo gjykata ka dënuar Salih Mustafës me 26 vite burgim.
Kjo ka nxitur reagime të shumta në vend, duke kritikuar ata që kanë votuar për themelimin e kësaj gjykate në vitin 2015.
Pavarësisht presioneve vendore dhe ndërkombëtare, pesë deputet të PDK-së kishin kundërshtuar qëndrimin e partisë, duke votuar kundër.
Kundër themelimit të Speciales kishte votuar Flora Brovina, Nait Hasni, Fadil Demaku, Raif Çela dhe deputetja aktuale Ganimete Musliu.
Kjo e fundit, ka tregua për gazetën Nacionale për presonin që kishte pasur për të votuar Gjykatën Speciale.
“Fatkeqësisht, jam ndër të paktet deputetë që i kam thënë jo kësaj gjykate. Edhe pse në atë kohë vazhdimisht jam lutur që të kenë të drejtë shumica dhe jo pakica, sepse shumica ishin ata që morën vendimin për themelimin e kësaj gjykate. Ne e që e kundërshtuam ishin pak, ishim vetëm 5 deputetë, të cilët dua t`i përmend në këtë studio. Jo Gjykatës Speciale me votë në Kuvend i thanë Flora Brovina, Nait Hasni, Fadil Demaku, Ganimete Musliu dhe Raif Çela”, ka thënë Musliu.
Në vitin 2015, Kuvendi i Kosovës me 83 vota kishte vendosur për themelimin e Gjykatës Speciale. Pesë deputetë të PDK-së kishin votuar kundër, ndërsa opozita e atëhershme nuk kishte marrë pjesë fare në Kuvend.












