Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se institucionet e Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet që t’i largojnë barrikadat në veri.
Sveçla ka shkruar në Facebook se bashkë me partnerët ndërkombëtar, janë duke e vlerësuar situatën për reagim adekuat.
“Institucionet e Republikës së Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat dhe në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar janë duke vlerësuar situatën për reagim adekuat”, ka shkruar Sveçla.
Sipas tij, veriu duhet të kthehet sa më shpejt në normalitet.
Barrikadat e serbëve në veri kanë hyrë të shtunën në ditën e tetë.












