Për herë të parë Kosova ka gjasa për të fituar një nominim në garën e famshme filmike, Oscars.
Aktorja e njohur Yllka Gashi, ka bërë një lutje përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, një ditë para para fillimit të votimeve nga Akademia Amerikane, shkruan GazetaBlic.
“Nesër fillon votimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane për të nominuar filmat për Oscars 2022.
Kosova për herë parë është në listën e ngushtë me gjasa reale për të siguruar një nominim.
Duke ju falenderuar për përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni bërë gjatë krejt kësaj kohe, ju lus që ta shpërndani sa më shumë fotografinë e filmit tonë në rrjete sociale.Bashkë për Kosovën drejtë Oscars 2022″, ka shkruar Yllka.