Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tensionet në veri, Berisha thirrje SHBA-së dhe BE-së: Dënoni skenarin destabilizues të Vuçiq

18/12/2022 - 14:48
në Lajme
A A
Tensionet në veri, Berisha thirrje SHBA-së dhe BE-së: Dënoni skenarin destabilizues të Vuçiq
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe SHBA-së që të dënojnë skenarin destabilizues të Beogradit në veriun e Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha akuzon Presidentin serb Aleksandër Vuçiç se përmes këtij skenari dëshiron të dështojë pa filluar negociatat mbi propozimin e fundit Franko-Gjerman për marrëveshje midis dy vendeve.

Ai gjithashtu i ka bërë thirrje KFOR-it, që të përmbushë të gjitha detyrimet e tij për t’i dhënë fund kësaj situate të krijuar.

Postimi i plotë:

Ballkanizimi i diplomacisë ndërkombëtare nuk është zgjidhja!Të dashur miq, prej disa ditësh në veriun e Kosovës banda të armatosura serbe, por thuhet edhe mercenarësh të Wagner-it kanë bllokuar me barrikada rrugët, vendkalimet kufitare duke dhunuar haptas ligjin dhe rendin e një vendi të lirë dhe të pavarur. I gjithë ky skenar i rrezikshëm dhe destabilizues ka si arkitekt kryesor Aleksandër Vuçiç.

Ky skenar realizohet në një kohë kur dy vendet kryesore të BE Franca dhe Gjermania, të mbështetura edhe nga SHBA kanë paraqitur një plan për një marrëveshje, me gjasa më të rëndësishmen deri sot, midis Kosovës dhe Serbisë. Askush perveç Beogradit dhe Kremlinit nuk mund të jetë të intersuar për zhvillime të tilla dhe nuk perfitojnë më shumë se ata prej tyre.Por ajo që është e paprecedent është mos dënimi, madje edhe njëfarë justifikimi me heshtje i zhvillimeve në veriun e Kosovës nga faktori ndërkombëtar, përfshi këtu të deleguarit e BE dhe SHBA për bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë.

Po rikujtoj këtu heshtjen jo parimore ndaj sulmit me bomba kundër gazetarëve dhe ekipeve televizive të Prishtinës në Rudar, plagosjen e policit nga bandat e armatosura në veri etj.Krijimi i idesë së indiferencës ndaj veprimeve të banditëve dhe kriminelëve të armatosur serb që bllokojnë rrugët, sulmojnë me armë zjarri policinë dhe hedhin granata ndaj mediave, shpreh në këtë rast fort delikat njëlloëj ballkanizimi të diplomacisë ndërkombëtare, një gabim jo i vogël ky me pasoja të shumëanëshme, nga i cili përfitojnë vetëm bandat e armatosura dhe arkitekti i skenarit destabilizues Aleksander Vuçiç, i cili kësaj rradhe po i përdor ato me qëllim që të sigurojë propozimin serioz Franko-Gjerman.

Asnjë marrëveshje, asnjë progres nuk mund të arrihet duke u mbështetur apo mirëkuptuar aktet antiligjore të bandave të armatosura dhe veprimet e tyre kriminale që dhunojnë rendin dhe ligjin. Tolerimi i tyre hap një spiral shumë të rrezikshëm, moleps klimën e bisedimeve për marrëveshje, dëmton imazhin e autoriteteve të Kosovës para qytetarëve të saj, por dhe të atyre ndërkombetarë, pasi shpreh njëllojë ballkanizimi të diplomacise së tyre që nuk ndihmon, por dëmton procesin e dialogut dhe negociatave.

Duke dënuar me forcën më të madhe veprimtarinë kriminale të bandave të armatosura serbe në veri të Kosovës të orkestruara nga serbomadhi Vuçiç dhe duke mbështetur fuqimisht të drejtën e qeverisë së Kosovës për vendosjen e integritetit teritorial në mbarë vendin, ju bëj thirrje Bashkimit Europian dhe SHBA të dënojnë skenarin destabilizues të Beogradit në veriun e Kosovës, me të cilin presidenti Vuçiç kërkon të dështojë pa filluar negociatat mbi propozimin e fundit Franko-Gjerman për marrëveshje midis dy vendeve. Sikundër i bëj thirrje KFOR-it të përmbush të gjithë detyrimet e tij për t’i dhënë fund kësaj situate të krijuar dhe orkestruar nga Beogradi.

JU REKOMANDOJMË

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë