
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në qytetin e Ferizajt, ku dy vetura janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka njoftuar se dy shoferët e lënduar dhe një pasagjer fillimisht kanë marrë trajtim mjekësor në Ferizaj, teksa njëri prej tyre më pas është transferuar në QKUK për shkak të gjendjes më serioze.
Siç merr vesh Sinjali, aksidenti dyshohet se u shkaktua si pasojë e mosrepesktimit të shpejtësisë dhe kushteve të rrugës nga ana e dy shoferëve të veturave të përfshira.
Kujtojmë se si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik, ndodhin një numër i madh i aksidenteve çdo ditë në vendin tonë.












