Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pa u larë, pa bukë e pa vende për të fjetur, që 11 ditë 5 njësi policore të ngujuar në Jarinjë

19/12/2022 - 23:14
në Kryesore, Lajme
A A
Pa u larë, pa bukë e pa vende për të fjetur, që 11 ditë 5 njësi policore të ngujuar në Jarinjë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Mish për top” kanë mbetur pesë Njësi të policisë së Kosovës në pikën kufitarë Kosovë – Serbi në Jarinjë. Të lodhur nga kequshqyerja e pagjumësia, ata çdo ditë janë në ballë të ekspozimit të grupeve kriminale serbë.

Një mësymje ndaj tyre do të prodhonte pasoja fatale sepse nuk do të kishte kush që t’u dalë në ndihmë. Pos armëve të gjata patrulluese dhe atyre të brezit nuk kanë asgjë tjetër më veti.

Tash e 11 ditë, ata kanë mbetur të ngujuar ngase vendosja e barrikadave ua pamundëson lëvizjen.

Periskopi ka marrë informacione të mirë informuara se ky grupacion i policisë së Kosovës tashmë ndodhet edhe para një kërcënimi serioze të urisë.

“8 barrikada janë përgjatë rrugës dhe kalimit është i pamundshëm. Janë të bllokuara rrugët alternative dhe magjistralja. Njësitet policore janë kah Jarinja që del në veri dhe nuk ka asnjë mundësi që të hyjnë në territorin që është i banuar më shqiptarë. Rezervat ushqimore janë në prag të përfundimit të tyre. Ushqimi merret më dy vakte dhe është i thatë, kryesisht i konservave, por është duke u hargjuar. Nuk ka ujë të ngrohtë për larje. Asnjë nga policët nuk është larë as rruar që 11 ditë. Rrobat janë bërë zhyle. S’ka as banjo. Gjumi bëhet më ndërrime nëpër vetura. Janë shpenzuar edhe derivatet, ngase kur bënte ftoftë janë lenë makinat ndezë. Tash kërcënimi po paraqesin dhe temperaturat e ulëta, është situata e njëjtë si në front të luftës”, kështu i thanë Periskopit burime të mirë informuara nga vendi ku qëndrojnë njësitet policorë.

Krejt shpresat që të futën në vendbanimin më shqiptarë i kanë nga KFOR-i, ndërsa serbët lokalë akoma nuk kanë pasur ndonjë përplasje më ta.

“KFOR ka qenë dje në atë pjesë për shkak të protestës që është mbajtur, por nuk kanë pasur ndonjë kontakt më policinë. Udhëheqësit policorë kanë kërkuar Drejtoria në Prishtinë dislokim, ose ndërrimin më pjesëtare të tjerë, por nuk kanë marr përgjigje pozitive. Serbët lokal për momentin nuk po shkaktojnë ndonjë telashe, por ekziston frika sepse nuk po na shohin më sy të mirë.

“Sindikata ka reaguar para dy tri ditëve për shkak të ngujimit të pjastrave, por qeveria ka thënë se janë në bisedime me KFOR-in. Pra KFOR ka mbetur që të na hapë rrugën për ndryshe ne asnjë rrugë alternative nuk e kemi që të depërtojmë atje”, ka thënë tutje ky burim.

Ndryshe këto njësite të policisë janë dy ditë më herët atje, para ngritjes së barrikadave më 10 dhjetor në këtë pjesë të Kosovës, si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pret që KFOR-i t’i largojë këto barrikada, i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se pret që barrikadat të hiqen nga personat që i kanë ngritur ato.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë