Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në konferencën për media të enjtën mbrëma foli për tensionet në Mitrovicën e Veriut. Sveçla i cili foli nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, tha se pop resin reagim nga KFOR për t’i larguar barrikadat, raporton Veriu.info.
Ai ka treguar se një fëmijë i moshës 14-vjeçare është sulmuar sot në Mitrovicën e Veriut, më konkretisht në lagjën “Kroi i Vitakut”.
Sveçla në një konferencë për media, ka thënë se fëmija ka pësuar lëndime trupore, dhe është dërguar për tretman mjekësor.
“Sapo më njoftuan, se rreth orës 14:00, një 14 vjeçar, banor i Kroit të Vitakut është sulmuar nga grupe kriminale duke shkuar në lagjën ku banon.” – tha fillimisht ministri.
Ai shtoi se policia është angazhuar për zbardhjen e këtij rasti, derisa pati një edhe një porosi.
“Fëmija ka lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, policia është duke u angazhuar maksimalisht për zbardhjen e këtij rasti, dhe kam porosi, se do t’i shfrytëzojmë kapcitetet që ata të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë, që të jenë të përgjegjshëm ndaj këtyre akteve kriminale”, tha ai në fund.












