Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sërish “Viva Fresh”, kësaj radhe mashtron me çmimin e kapeleve, ankohen konsumatorët

23/12/2022 - 15:25
në Kryesore, Lajme
A A
Sërish “Viva Fresh”, kësaj radhe mashtron me çmimin e kapeleve, ankohen konsumatorët
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mashtrimet e marketit “Viva Fresh” në Mitrovicë karshi konsumatorëve nuk kanë të ndalur. Kësaj radhe ata kanë vazhduar mashtrimin me çmime në disa kapela dimri të cilat i kanë publikuar në fletushkën e tyre të datave 22-26 dhjetor.

Një nga konsumatorët që ka shkuar për të blerë këtë kapelë aty ka thënë për “Mitropol” se kur shkoi aty, kapela iu skanua me çmim mbi 4 euro, ani pse në fletushkë çmimi i saj ishte me 1.99 centë, siç mund të vërtetohet edhe në linkun më poshtë.

“Isha sot në marketin “Viva Fresh” në Mitrovicë dhe doja ta bleja kapelen për djem që është e rrumbullakësuar në foto, duke e parë që në fletushkë ka çmim 1.99 cent deri me 26 dhjetor, por kur shkoj për ta paguar, ajo më skanohet në arkë më shumë se 4 euro.”, thotë konsumatori për “Mitropol”.


Madje, klienti tregon se për këtë deshi të flasë me menaxheren e marketit, por e njejta pas arsyetimit banal se ndodhej në pushim kur doli fletushka, i tha klientit të presë për një përgjigje, por nuk u kthye kurrë për t’iu arsyetuar klientit në fjalë.

“Kërkova nga menaxherja e këtij marketi që të më shpjegoj këtë gjë por ajo më shmanget duke thënë se gjoja ka qenë në pushim dhe unë pres e pres, detyrohem të pres përgjigje nga menaxherja, por ajo vazhdonte të më shmangej duke mos më dhënë përgjigje adekuate dhe duke u larguar. Krejt në fund mua s’më mbeti asgjë tjetër veç të largohem nga marketi pas pritjes së gjatë për te.”, tregon ky klient për “Mitropol”.

“Dhe gjëja më e keqe është se sikur na flasin e na përbuzin kinse ngadale-ngadale se është bë një gabim ndoshta dhe pastaj mundohen të gjejnë zëvendësim të mallit që ne kërkojmë, sikur ne s’dijmë se çka duam. Ata na drejtohen edhe me ton të lartë na thonë fjalë që ne nuk i meritojmë si konsumatorë.”, thotë mes tjerash ai.

Më 2 dhjetor të këtij viti, “Mitropol” kishte raportuar për një tjetër skandal, kur një mi ishte incizuar nga konsumatorët ‘duke hedhur’ valle në ambientet e këtij marketi.

Për rastin në fjalë “Mitropol” kishte kontaktuar menjëherë edhe me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës duke u dërguar edhe videon e miut, por të njejtit u përgjigjën tek pas pesë ditësh, duke theksuar se ishin për inspektim në këtë market dhe se kishin konstatuar se nuk kishte shenja të brejtësve në market, ani pse një gjë e tillë iu dokumentua atyre nga “Mitropol” me video. 

Ata atëbotë kishin rekomanduar vetëm të përsëritet dezinfektimi, dezinsektimi, dhe deratizimi, duke ngritë dyshimet se AUV-i mund të jetë duke e amnistuar marketin në fjalë për arsye të panjohura.

“Mitropol” ka dërguar njoftimin për mashtrim me çmime edhe tek Inspektorati Komunal i Mitrovicës dhe të njejtit janë zotuar se do inspektojnë rastin në fjalë.

JU REKOMANDOJMË

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë