Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën “pushtojnë” tregun vendor me mallra

20/12/2021 - 01:54
në Ekonomi
A A
Pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën “pushtojnë” tregun vendor me mallra
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pesë vendet e Bashkimit Evropian, ani pse nuk e njohin shtetin e Kosovës, kanë ‘pushtuar’ tregun tonë me mallra në vlerë rreth 270 milionë euro në vit. Derisa Kosova në drejtim të këtyre shteteve nuk pati dërgesa më shumë se 4.2 milionë euro.

Organizatat joqeveritare në vend kërkojnë nga Qeveria e Kosovës të jetë më pro-aktive në ndërtimin e marrëdhënieve me këto shtete.

Sipas të dhënave zyrtare nga Dogana e Kosovës, Greqia eksporton mallra në drejtim të Kosovës brenda një viti rreth 150 milionë euro, e pasuar nga Spanja me 40 milionë euro, Rumania me 34 milionë, Sllovakia me 8 milionë dhe Qipro me rreth 1 milion.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci thotë se vitin e kaluar Kosova në drejtim të këtyre shteteve ka pasur eksporte një shumë simbolike.

Ai thotë se Kosova ka eksportuar mallra në këto vende vetëm 4.2 milionë euro në 2020, ndërsa sivjet 9.5 milionë euro.

“Më së shumti nga këto vende kemi qarkullim tregtar me Greqinë, ku mund të themi që vitin e kaluar kemi pasur 138 milionë euro, derisa sivjet kemi një rënie në 131 milionë produkte nga Greqia. Derisa nga Spanja, Sllovakia, Rumania Qipro edhe nga ato vende kemi importe dhe eksporte, por mund të themi që janë më të ulëta. Me Spanjën kemi rreth 40 milionë euro brenda një viti qarkullim tregtarë, derisa me Rumaninë kemi 34 milionë euro, kurse Sllovakia rreth 8 milionë euro importe”, tha ai.

“Si në aspektin e eksporteve dhe importeve me këto vende kemi produkte industriale, duke filluar nga ngjyrat e ndryshme të cilat importohen nga Greqia, gjithashtu pllakat e qeramikave dhe gjësende të tjera të cilat janë produkte që ato shtete i kanë si më ekskluzive. Edhe me Spanjën janë kryesisht pllakat e qeramikave dhe porcelanit të cilat vijnë nga Spanja. Ndërsa, eksportojmë gjësende të ndryshme duke filluar nga mbetjet e metalit dhe pastaj disa produkte të tjera industriale”, thotë ai.

Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë (KIE), Emrush Ujkani thotë se produktet e Spanjës janë kudo nëpër dyqanet e vendit tonë, e në anën tjetër, Spanja përveç që ka një qasje rigoroze në raport me shtetësinë e Kosovës, pengon edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës sa i përket dokumenteve të udhëtimit.

Prandaj, për këtë ai ka kërkuar nga institucionet e shtetit të Kosovës që të punojnë më shumë në aspektin e diplomacisë së jashtme.

“Vet fakti që Kosova ka marrëveshje për Stabilizim Asocim të nënshkruar me BE-në, e në të cilën janë edhe këto pesë vende që nuk e njohin Kosovën, mendoj se nuk e kemi shfrytëzuar shumë këtë element. E dyta, diplomacia ekonomike për mos me thënë i ka zënë vendin diplomacisë politike në shumë aspekte”, shprehet ai.

“Sot interesat e tilla ekonomike janë ato që bëjnë edhe vet politikën e një shteti. Me Spanjën, jemi dëshmitarë për produktet e tyre në tregun tonë. Secilin market ka prezencë të këtyre produkteve, ndërsa, Spanja vazhdon të ketë një qasje shumë rigoroze në raport me shtetësinë e Kosovës në disa raste duke përfshirë edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve tonë vendit tonë me dokumente të udhëtimit. Prandaj, është detyrë e qeverive që të bëjnë pak më tepër”, tha Ujkani.

Edhe Lirika Agusholli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) duke komentuar marrëdhëniet tregtare me këto vende, thotë se së pari duhet të bëhet rindërtimi i imazhit të Kosovës me Spanjën, Greqinë dhe me shtetet tjera.

“Ndër vite kemi qenë dëshmitarë se këto mosnjohje kanë kufizuar dhe limituar Kosovën në mënyra të ndryshme, por gjithsesi përveç Spanjës, në shumë raste të gjitha shtetet kanë dhënë sinjale pozitave bashkëpunimi me shtetin e Kosovës siç ka qenë edhe rasti i fundit me Greqinë. Por, Kosova duhet të punojë pro aktiv në ndërtimin e marrëdhënieve me këto shtete. Së pari duhet të bëhet rindërtimi i imazhit të Kosovës me këto shtete”, thekson Agusholli për KP.

Kosova si shteti më i ri, shtetësinë e së cilës e kanë njohur 23 nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, ka synime të qarta për integrim në BE. Duke pasur parasysh aspiratat e Kosovës për Bashkimin Evropian mos-njohjet të cilat kanë më tepër rëndësi janë ato nga pesë vendet anëtare të këtij organizmi: Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

JU REKOMANDOJMË

Në zemër të Skenderajt nis ndërtimi i një hoteli luksoz, pritet të jetë ndër më të bukurit në rajon (Foto)

Në zemër të Skenderajt nis ndërtimi i një hoteli luksoz, pritet të jetë ndër më të bukurit në rajon (Foto)
02/08/2026 - 16:10

Në zemër të qytetit të Skenderajt ka nisur ndërtimi i një hoteli modern dhe luksoz, projekt që pritet t'i japë një dimension të ri zhvillimit urban dhe turistik...

Më shumëDetails

“Kostoja e jetesës në Kosovë do të vazhdojë të rritet”

“Kostoja e jetesës në Kosovë do të vazhdojë të rritet”
31/07/2026 - 19:51

Profesori i ekonomisë, Shkumbin Misini, ka paralajmëruar se Kosova do të përballet me sfida të mëdha ekonomike në periudhën në vijim, duke veçuar rritjen e kostos së jetesës...

Më shumëDetails

Javë për javë më lirë në Emona Center

Javë për javë më lirë në Emona Center
30/07/2026 - 19:21

Rrjeti i markeve Emona Center ka lansuar ofertat e reja javore me zbritje të mëdha. Kjo super ofertë nis nga data 31 dhe vlen deri më datë 06...

Më shumëDetails

Caktohen çmimet e derivateve për sot

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
30/07/2026 - 09:59

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme. Sipas MINT, çmimi për një litër naftë sot është 1 euro...

Më shumëDetails

Rënie e vazhdueshme, gjithnjë e më pak biznese të reja po hapen në Kosovë

Rënie e vazhdueshme, gjithnjë e më pak biznese të reja po hapen në Kosovë
30/07/2026 - 08:57

Hapja e bizneseve të reja në Kosovë vijon të bjerë për të tretin muaj radhazi, duke u larguar gjithnjë e më shumë nga kulmi i regjistruar në mars,...

Më shumëDetails

Rafuna: Rritja e çmimit të naftës godet bizneset dhe qytetarët, çmimet tavan nuk janë zgjidhje

Rafuna: Rritja e çmimit të naftës godet bizneset dhe qytetarët, çmimet tavan nuk janë zgjidhje
28/07/2026 - 18:28

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka reaguar ndaj rritjes së çmimeve të derivateve të naftës në Kosovë, duke vlerësuar se kjo situatë ka pasoja të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

    Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD-së

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Për kaq euro shitet një litër naftë sot në Kosovë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kjo është gruaja që u godit për vdekje nga treni në Pejë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë