Është rikthyer në funksion ujësjellësi i Mitrovicës dhe për pak kohë pritet furnizimi me ujë të pijes për Mitrovicë dhe Skenderaj pas ndëprerjes që ndodhi so pasi KEDS kishte ndalur rrymën për fabrikën e ujit për shkak të borxheve të rrymës që ka KRU Mitrovica, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Veriu.info raportoi në mënyrë ekskluzive madje edhe kontakoi me Besim Imerin, Udhëheqës i Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike në Ministrinë e Ekonomisë, i cili tha se shumë shpejt do të zgjidhet ky problem.
Pak kohë pas raportimeve Ministria e Ekonomisë dhe KRU Mitrovica kanë ndërmarrë hapat e nevojshëm për rifillimin me furnizim me ujë të pijes.
Njoftimi i plotë nga KRU “Mitrovica”:
LAJMI I FUNDIT
Rifillon prodhimi/furnizmi me ujë të pijes
Pas një angazhimi maksimal të Menagjmentit të KRU “Mitrovica” dhe Ministrisë se Ekonomisë arrihet që të rikthehet furnizimi me ujë të pijes për popullatën e Mitrovicës dhe Skenderajt.
Tani eshte qeshtje kohe, derisa tere rrjeti i furnizimit te mbushet me uje ne menyre qe te gjitha nivelet te kene furnizim me uje te pijes.
Duke ju falenderuar per mirekuptimin tuaj edhe njehere apelojm tek te gjithe konsumatoret qe kane borgje ndaj ujesjellesit, ti shlyejne sa me pare ne menyre qe ne te ardhmen te mos ballafaqohemi me situata te tilla.
Gjithe te mirat!











