
Derisa gjithandej po flitet për heqjen e barrikadave të vendosura në veri të Kosovës që nga 10 dhejtori, një e re është vendosur sot atje, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Barrikadë e re është vendosur në lagjen e Boshnjakëve, më saktësisht afër shkollës teknike.
Lagjja e Boshnjakëve është një vendbanim multietnik, ku jetojnë shqiptarë, serbë dhe boshnjakë dhe rruga ku është vendosur barrikada është një prej rrugëve që lidh Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut.
Po ashtu ka informacione që edhe një barrikadë tjetër është vendosur tek vendi u qusjtur “Dudi Kërrsh” tek Zveçani.
Barrikada në Lagjen e Boshnjakëve është e para e vendosur brenda ndonjë qyteti në veri, që kur disa serbë lokalë nisën bllokimin e rrugëve më 10 dhjetor. Barrikadat e tjera janë të vendosura kryesisht në rrugë magjistrale që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë












