Banorë të 5 fshatrave nga të dyja komunat, Vushtrri e Mitrovicë, nuk po pajtohen me kyqjet që do t’i kenë këto fshatra në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë përmes një lidhje në fshatin Kqiq i Vogël.
Andaj, në emër të tyre sot është deklaruar Fidan Bejta, kryetar i fshatit Smrekonicë, i cili ka kërkuar një kyqje më të afërt në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, se sa ajo aktualja e parashikuar me projekt që zgjatë rrugën për 2.5km.
Bejta thotë se këta banorë do të zhvillojnë edhe një peticion, për të kërkuar një kyqje që u mundëson atyre lidhje më të afërt me Vushtrrinë dhe Prishtinën.
“Duke i pare kyçjet qe do te sherbejne per lidhje ne drejtim te Vushtrrise dhe Prishtines, afer fshatit Kçiq i Vogel, e qe do te zgjatet rruga per 2.5 km, ne kerkojme qe te kete nje lidhje me te afert me Vushtrrine dhe Prishtinen. ” ka shkruar Bejta.
“Prandaj kerkojme qe ne dalje te fshatit Smrekonice, te behet nje zgjidhje per kyçje me te afert ne drejtim te Vushtrrise dhe Prishtines ne forme te nje nenkalimi per vetura, mbikalimi ose te kete rruge lidhese nga rrethi i Smrekonices per ne qender te fshatit dhe qe lidhet per rrugen qe te dergon per Banjske, Pasome, Terstene, Rashan etj. ” ka shkruar tutje Bejta.
“Kerkojme nga Ministria e Infrastruktures qe kerkesat tona te merren parasysh sepse eshte kerkese e nje numri te konsiderueshem banoresh dhe fshatrash. Shume shpejte do te bejme edhe peticion per kete çeshtje. ” ka shkruar në fund ai.













