
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz ka reaguar në lidhje me lirimin e iksh policit serb Dejan Pantiq.
Sipas saj ky vendim shënon një goditje të rëndë për kredibilitetin e prokurorisë dhe gjykatave në Kosovë.
Gërvalla shton se për këtë arsye vetingu është i domosdoshëm, raporton Gazeta10.
“Të gjithë ata, brenda dhe jashtë vendit, të cilët përpiqen të na bindin se është i panevojshëm, sot kanë marrë përgjigjen përfundimtare”, tha ajO.












