Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së ka thënë se Kurti dhe Vitia kanë zero merita për objektin e ri të ShSKUK-së, i cili u inaugurua sot, shkruan Veriu.info.
Haxhiu ka thënë se meritat e këtij dizajnimi, projektimi dhe sigurimi i buxhetit e kemi projketuar bashkë me Dr. Hajrie Hundozi-Hyseni dhe Shkelzen Rexhaj, ndërsa gurëthemelin e kishte vendosur Uran Ismajli me Majlinda Kelmendin dhe Prof. Dr. Hajrie Hundozi-Hyseni.
Postimi i plotë:
Kryeministri Kurti me ministrin e recikluar të shëndetësisë Vitia, paskan “inauguruar” sot në SHSKUK objektin që ka përfunduar që 2.5 vite të Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive dhe Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim Mjekësor.
Kurti e Vitia “inauguruan” dhe u mburrën me objektin të cilin që nga idea, dizajnimi, projektimi dhe sigurimi i buxhetit e kemi projketuar bashkë me Prof. Dr. Hajrie Hundozi-Hyseni dhe Shkelzen Rexhaj, ndërsa gurëthemelin e kishte vendosur Uran Ismajli me Majlinda Kelmendin dhe Prof. Dr. Hajrie Hundozi-Hyseni.
Kurti e Vitia kanë ZERO merita për ketë projekt bashkë me drejtuesit aktual te SHSKUK-së të cilët janë përgjegjës për mungesën e apaturave të reja të planifikuara për këto dy institucione shëndetësore. Janë përgjegjës për mungesën e dy sallave të operimit në Mjekësinë Sportive, për mungesen e laboratorit të ecjes në Mjekësinë Fizikale dhe për mungesën e shumë aparaturave tjera për trajtim të pacientëve të cilat ishin të planifikuara për këto dy institucione shëndetësore.
Në mungesë të projekteve dhe dështim në realizimin e investimeve kapitale, në fundvit Kurti e Vitia së bashku me udhëheqësit e SHSKUK-së po “inaugurojnë” projekte që të tjerët i kanë projektuar dhe realizuar.
Stafet e këtyre dy institucioneve shëndetësore janë
transferuar në objektin e ri të Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive para një viti dhe të Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim Mjekësor para 5 muajve, mirëpo udhëheqësit e dështuar të SHSKUK-së, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë i “inauguran” sot.
Pyetje publike për kryeministrin Kurti lidhur me Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive dhe Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim Mjekësor:
1.Pse votuat kundër blerjes së aparturave mjekësore për Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive dhe Klinikën e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim Mjekësor, sepse aty punohet me aparature të vjetra dhe nuk ka “pajisje mjekësore të sofistikuara”?!
2.A i shikuat hapsirat e zbrazëta pa aparatura mjekësore?
3.A e dini që në objektin e ri punohet me aparatura të vjetra dhe nuk ka asnjë aparaturë të re kurse shtretërit e vjetër për trajtim të pacientëve janë rregulluar nga udhëheqësit e Klinikës së MFR-së?!
4.Pse po themeloni Agjensionin Anti-Doping në Ministri të Sportit, kur do të duhej të ishte pjesë e Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive , ku edhe është hapsira e planifikuar për Anti-Doping në objektin e ri?
5.Kur do të funksionalizohen dy sallat operative në Mjekësinë Sportive për operim të sportistëve që ata të mos presin në lista të pritjes nga 2-3 vite për një operim?












