Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Thellohet skandali edhe më tej: Paratë e Qeverisë shkuan në Novi Pazar

30/12/2022 - 23:23
në Kryesore, Lajme
A A
Thellohet skandali edhe më tej: Paratë e Qeverisë shkuan në Novi Pazar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Skandali me 1.2 milionë eurot që Qeveria e Kosovës ndau për Luginën e Preshevës sa vjen e thellohet. Njerëz të afërt me Afërdita Sinanin, ish-kryetaren e Komunës së Preshevës dhe këshilltares së kryeministrit Albin Kurti, Shaip Kamberin, Ragmi Mustafin dhe vetë Partinë për Veprim Demokratik kanë përfituar direkt nga ky fond. Nga Lugina e Preshevës paratë e dhuruara nga Qeveria e Kosovës “udhëtuan” për në Novi Pazar.

Rahim Salihiu, këshilltari politik i Shaip Kamberit, si dhe anëtari i kryesisë së Partisë për Veprim Demokratik (PVD), ka përfituar një shumë të majme nga ky fond.

Paparaci ka siguruar dokumentet që dëshmojnë se Salihu ka marrë 30 mijë euro nga fondi i Qeverisë së Kosovës. Këtë fond ai e ka marrë për hapjen e zyrës së deputetit popullor shqiptar.

Më saktësisht projekti që i mundësoi Rahim Salihut të përfitojë nga fondi i Qeverisë është “Asistencë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve përmes përfaqësimit parlamentar – zyra e deputetit popullor shqiptar në Luginë”.

Nga fondi mbi 1 milionë euro ka përfituar edhe një OJQ nga Novi Pazari në Serbi. Organizata joqeveritare “Froum 10” ka përfituar 10 mijë euro ky fond. Pronar i këtij forumi është Fahrudin Kladnicanin.

Ky i fundit është mik i krerëve të PVD-së. Në fotografitë që posedon Paparaci ai shihet së bashku me Shaip Kamberin e Ragmi Mustafain.

Në dokumentet që posedon Paparaci këtë shumë “Froum 10” e ka marrë me projektin “Promovimi I diversitetit dhe barazisë së shqiptarëve në Serbi”.

Përfitues të këtij fondi nuk kanë qenë vetëm shqiptarët e Luginës. 5 mijë euro i janë ndarë edhe OJQ-së nga Gjilani “Kosova për Sanxhakun”. Projekti që rrëmbeu këto para titullohet “Dasma e Preshterit”.

Pronari siç ka mësuar Paparaci është Ismet Azizi. Ky është mik i kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafai.

Kjo OJQ përfitoi këtë shumë parash për incizimin e një dasme në Rafshnaltën e Preshterit, në partneritet me shoqatën “Bošnjački Informativni Centar“ të Novi Pazar.

Qeveria e Kosovës i ka ndarë javën e kaluar, në një mbledhje të kabinetit qeveritar më 23 dhjetor, 1.2 milionë euro për Luginën e Preshevës. Mjetet i janë ndarë Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.

Fondi është vënë në dispozicion për mbështetjen financiare të studentëve, OJQ-ve dhe artistëve nga Lugina e Preshevës.

Përzgjedhja e projekteve për përfitimin e mbështetjes financiare nga fondi, është bërë nga një komision i përbërë nga tre anëtarë. Dy anëtarë janë caktuar me aprovimin e Këshillit Nacional Shqiptar në Luginë dhe një anëtar është deleguar nga Qeveria e Kosovës.

Kujtojmë, se Ardita Sinani është emëruar këshilltare politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në Zyrën e Kryeministrit Albin Kurti, në muajin shkurt të këtij viti.

Emërimi i Sinanit si këshilltare e kryeministrit Kurti, siç kishte njoftuar qeveria, përbënte hapin e parë drejt themelimit të Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Qeveria e Kosovës ka ndarë ndihma financiare disa herë për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës në territorin e Serbisë.

Sinani, nënkryetarja e Partisë për Veprim Demokratik, është e para grua politikane në Luginën e Preshevës dhe ka qenë po ashtu edhe kryetare e Preshevës. /Paparaci.com

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë