Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krasniqi: Kurti është pala e dobët dhe naive në krahasim me Vuçiqin

31/12/2022 - 08:41
në Kryesore, Lajme
A A
Milazim Krasniqi kërkon 20 mijë euro nga ministri Sveçla për shpifje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka shkruar se nëse emisarët e ShBA-së, BE-së, Gjermanisë, Francës e Britanisë së Madhe, do të kishin një gramë ndjenje për drejtësinë, do të kuptonin se Vuçiqi është adresa e problemeve që shkaktohen në Kosovë.

Kjo sipas Krasniqit, pasi që Vuçiq i ka ofruar Nedelkoviqit punësimin ku ai ka dëshiruar.

“Po të kishin një gram ndjenje për drejtësinë emisarët e SHBA, BE, Gjermanisë, Francës e Britanisë së Madhe, vetëm nga rasti ku Vuçiqi i ofron ekstremistit serb Nedelkoviq, punësim ku të dëshirojë ai vetë, do të vinin në përfundim se Vuçiqi është adresa e problemeve që shkaktohen në Kosovë. Vuçiqi i nxori me shantazh nga arresti shkelësit e ligjit, (Pantiqin e Nedelkoviqin) dhe po i shpërblen. Vuçiqi ka marrë me shantazh edhe amnesti për të gjithë banditët që kanë plagosur policin në detyrë, Ekrem Nezirin dhe ata që kanë lënduar disa ekipe gazetarësh. Natyrihst edhe për të gjithë ata që kanë bllokuar rrugët dhe kanë hedhur shok-bomba. Përtej kësaj, Vuçiqi po kërcënon prapë me rebelim edhe më radikal në veri, deri në shkëputje. Pra, me kend po negocioni, ju zotërinj të mëdhenj?”, ka shkruar Krasniqi.

Ai tutje ka thënë se është e lehtë për t’i bërë presion, Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku në këtë mes sipas Krasniqit është pala e dobët dhe naive.

“Ndonëse nuk jeni naivë, po aktroni njerëzit naivë. Nuk ka marrëveshje me Vuçiqin! Jo pa presion, jo pa izolim, jo pa sanksione. Ju e keni lehtë t’i bëni presion Albin Kurtit, palës së dobët dhe naive në këtë konflikt. Ju mund ta shfrytëzoni lehtë naivitetin politik të Albin Kurtit, (aktron të fortin, duke qenë pala e dobët) por ashtu nuk po e dëmtoni Kurtin. Ju vetëm sa po e heroizoni-viktimizoni në sytë e njerëzve. Ndërsa po e dëmtoni rëndë Kosovën. Duke i bërë lëshime Vuçiqit, Kosovën po e çoni drejt dështimit”, ka shkruar tutje ai.

Tutje profesori ka thënë se Serbia gjithmonë ka marrë favoret e Perëndimit dhe ka forcuar lidhjen me Rusinë.

“Nëse favorizimi i Serbisë në pretendimet e saj anshlusiane në Kosovë e ka synimin që ta afroni Serbinë me Perëndimin e ta largoni disi nga Rusia, kjo juve mund t’u duket “realpolitik”, por është totalisht e pamoralshme. Dhe e kotë, sepse Serbia nuk ndryshon kurs, me favoret që i bëhen nga Perëndimi. Që nga vrasja e mbretit Aleksandër Obrenoviq dhe mbretëreshës Draga Mashin nga “Crna ruka” dhe atentati në Sarajevë kundër dukes Franc Ferdinand nga “Mllada Bosna” e deri sot, Serbia gjithmonë i merr favoret e Perëndimit dhe e forcon lidhjen me Rusinë. Kështu është edhe me “Rojat e Urës”, me “Brigadat e Veriut” dhe me çfarëdo organizimi tjetër banditesk e terrorist, që punon për “Serbinë e Madhe”’, ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij, krejt në fund ka mbetur që vetëm edhe kërkesa për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë të plotësohet.

“Tashmë u ka mbetur vetëm edhe t’ia plotësoni kërkesën për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Bile vonesën e asaj përgjigjeje po e shfrytëzoni si mjet presioni kundër Kurtit. Definitivisht, ky presion është në shpërpjestim me gafat e Kurtit, të cilat janë evidente, por jo në atë përmasë sa ta poshtëroni një qeveri legjitime dhe një shtet, të cilin ju vetë e njihni si të pavarur”, ka përfunduar Krasniqi në Facebook.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë