Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Greva e paralajmëruar në janar, çfarë vendimi do të merr SBASHK-u?

02/01/2023 - 08:53
në Kryesore, Lajme
A A
Greva e paralajmëruar në janar, çfarë vendimi do të merr SBASHK-u?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vitin që shkoi, për shkak të grevës në arsim, mësimi kishte filluar një muaj me vonesë. Inflacioni në vend i cili rezultoi me ngritje të theksuara të çmimeve, detyroi mësidhënësit të kërkojnë nga Qeveria rritje pagash për 100 euro deri në futjen në fuqi të Ligjit të Pagave.

Mirëpo, pushteti nuk i përfilli këto kërkesa duke vendosur për një pagesë në mënyrë retrokative nga 50 euro deri në janar të këtij viti.

Në mungesë të dakordancës, e cila theksohej me “injorim” qeveritar kundrejt SBASHK-ut, këta të fundit kishin grevuar nga 25 gushti i vitit 2022, deri në 1 tetor, ndërkaq mësimi kishte filluar me 3 tetor.
Megjithatë, ndërprerjen e grevës, SBASHK-u e kishte quajtur “pezullim”, duke thënë se nëse nuk gjejnë rrugë mirëkuptimi me qeverinë greva rifillon në janar.

Deri te pezullimi i grevës, nga Sindikata u tha se erdhi pas një votimi të antarësisë sindikaliste, e që në bazë të rezultateve të prezentuara, 54.88 për qind e anëtarësisë kishte votuar për pezullimin e grevës deri në janar.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, kishte thënë në një konferencë shtypi më 1 tetor se greva nuk është mbyllur.

Ai kishte porositur Qeverinë që ta shfrytëzojë këtë kohë për dialog me sindikalistët dhe mos ta marrë “si fitore, sepse nuk ka fituar askush”.

Nga Qeveria kërkojmë që të takohemi në dialog të sinqertë për të realizuar kërkesat legjitime të anëtarësisë. Uroj që Qeveria dhe Parlamenti ta mbajë fjalën për Ligjin e pagave, për ndryshimin e Ligjit të skemave pensionale, e sidomos për kriterin diskriminues për 15 vjet kontributdhënës para vitit 1990. Uroj që të punohet bashkërisht Ligji për sigurime shëndetësore, uroj që tri palët në këshillin ekonomik-social ta nënshkruajnë Marrëveshjen Kolektive, diçka që është bazament për të drejtat e sindikalistëve në Kosovë”, thoshte Jasharaj.Megjithatë, në dhjetor të vitit të shkuar, Sindikata e Arsimit kishtë kërkuar të mirren parasysh kërkesat e tyre në mbledhjen e Kuvendit në seancën plenare ku u shqyrtua në lexim të dytë Projektligji për Pagat në sektorin publik.

Rrashman Jasharaj kishte kërkuar nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci që t’i tejkaloj hatër mbetjet dhe të bashkëpunoj me SBASHK-un.

“Kabineti i ministres Nagavci ka arsyetuar se ka pasur angazhime, që nga greva e këndej nuk kemi pasur asnjë takim me z.Nagavci dhe kemi pritur që të kemi nja takim për të debatuar për të gjitha çështjet. Nëse ajo ka ndonjë nervoz ose hatër mbetje ajo duhet të tregojë dhe të thirrë angazhime për dialog dhe nuk besoj që ka ndonjë inat por i ka mbetur hatri për grevën”, thoshte Jasharaj – si në prej zërave më të fuqishëm sindikal, duke shtuar që nesë nuk përfillen kërkesat e tyre sërish mund të pyetet antarësia e Sindikatës për në rikthesë në grevë.

Ligji i Pagave në sektorin publik mund ta “zmbraps” SBASHK-un.
Në 22 dhjetorin e vitit që shkoj, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar në lexim të dytë Ligjin për Pagat në sektorin publik.

Nga SBASHK-u e kishin quajtur të favorshëm këë Ligj, duke thënë se nëse gjen zbatim, janari mund të jetë i qetë dhe se greva e pezulluar në tetor, nuk do të vazhdojë. Mirëpo, ky Ligj është dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Më 30 dhjetor të vitit të kaluat, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e kishte dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Sipas PDK-së, ky Ligj bie ndesh edhe me detyrimet që Kosova ka marrë ndaj Bashkimit Evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe parimet evropiane për administratën publike.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë