Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Po vdes dhe dua të të dhuroj ‘thesarin’”- Si u mashtrua 29-vjeçarja duke paguar 24 mijë euro

02/01/2023 - 10:50
në Kryesore, Lajme
A A
“Po vdes dhe dua të të dhuroj ‘thesarin’”- Si u mashtrua 29-vjeçarja duke paguar 24 mijë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Keni fituar qindra mijëra euro”- Ky është mesazhi që shumë personave në vendin tonë i ka mbërritur në llogaritë e tyre në email apo edhe në ëhatsapp. Por kjo është një skemë e pastër mashtrimi.

Top Channel ka publikuar disa denoncime që më parë janë bërë në emisionin Fiks Fare, ku persona të ndryshëm tregojnë se kanë dhënë shumë të mëdha parash, kundrejt mashtrimit që persona të tjerë i kanë dhënë so do t’ju dhurojmë qindra mijëra euro.

Denoncimet

Denoncimi i parë ishte në datën 20 janar 2021, ku një e moshuar nga Mamurrasi kishte paguar një shumë pasi ishte “fituese”. “Po vdes, dua të dhuroj 985.000 euro, familja nga Mamurrasi mashtrohet duke paguar disbursim 370 euro! ‘Dua të dhuroj 985.000 euro. Emri im është zonjë Viviane. Unë nuk mund të jetoj gjatë në këtë tokë. Kam humbur burrin dhe nënën në aksident. Unë dëshiroj ta dhuroj këtë shumë për të gjithë ata që kanë nevojë’” ishte denoncimi i Fiksit.

Ndërkohë, pa kaluar shumë kohë, një tjetër i moshuar nga Vlora, ka rënë pre e një skeme të ngjashme mashtrimi. Denoncimi I Fiks Fare është bërë në datën 28 qershor 2022. “Kamber Dervishaj ka paguar plot 20 mijë euro, pasi persona të ndryshëm e kanë kontaktuar në rrjete sociale me qëllim për t’i dhuruar një shumë prej 720 mijë eurosh. Personat që qëndronin pas kompjuterit apo pas telefonit hiqeshin si një qytetare franceze, e cila pretendonte se ishte në ditët e fundit të jetës dhe donte të dhuronte këtë shumë prej 720 mijë eurosh” ishte denoncimi i dytë.

Por, nuk mbarojnë këtu. Pasi një tjetër person, kësaj herë nga Librazhdi ishte gati për t’u dërguar këtyre personave një shumë. Denoncimi I këtij rasti ishte në datën 2 nëntor 2022. “Një 75-vjeçar nga Librazhdi u ankua në redaksinë e Fiks Fare se disa persona e kanë kontaktuar në rrjete sociale se “kishte fituar 5 milionë euro”. Megjithëse, i moshuari s’kishte marrë pjesë në ndonjë lotari! I moshuari tregoi për kamerën e Fiks Fare se dikush i ka shkruar në rrjetin ‘Ëhatsapp” se kishte fituar 5 milionë euro në një lotari. Por, për disbursimin e kësaj shume, ai duhet të paguante 170 euro komision. Fiksi kontrolloi për numrin e telefonit, i cili rezultonte se ishte në shtetin e Beninit, Afrikë” thuhej në denoncim.

Ndërkohë eksperti Tomi Kallanxhi, pohon se “nuk mund të ngrihesh një ditë dhe të bëhesh i pasur pa punuar”. Ai apelon të gjithë që të kenë kujdes, mos të paguajnë njërës me emra të dyshimtë, apo edhe në vende të Afrikës. Më tej shton se janë disa skema, si rasti konkret, i cili është tipik mashtrimi, apo edhe me Ëhatsapp, Facebook e Instagram.

Por, pa kaluar shumë kohë nga këto denoncime, një 29 vjeçare ka rënë pre e këtij mashtrimi, pasi ka paguar plot 30 herë nëpërmjet pikave të transfertave të parave persona të panjohur.

Ajo rrëfen se ka parë një njoftim në “Tik Tok” se një person donte të dhuronte pasurinë, “pasi ishte sëmurë dhe se po vdiste”. Shuma në fillim ka qenë rreth 800 mijë euro. Personat nga ana tjetër i kërkonin të resë pagesa për disbursimin e shumës.

“Më kontaktonin në gjuhën shqipe. Njëherë zonja. Por, më pas ajo vdiq dhe më kanë dërguar disa video. Më pas një avokat dhe një përfaqësues I një banke. Kam folur në Ëhatasapp. Më udhëzonin dhe më jepnin emra ku duhet të dërgoja paratë. Më dërgonin emra të ndryshëm. Më pas më thanë se shuma nga 800 mijë euro ka shkuar në 1.2 milionë euro. Por për disbursime, dogana, karta, testament më kërkonin vazhdimisht t’u dërgoja para. U kam dërguar nga 800, 900, 1000 apo shumë të ndryshme” thotë ajo.

Nga verifikimi i Fiks Fare rezulton se e reja ka dërguar plot 30 herë në drejtim të personave të ndryshëm sasi të ndryshme parash. Shuma në total nga kalkulimet është rreth 24 mijë euro. Por, personat nuk mjaftohen me kaq, pasi kërkojnë edhe shuma të tjera për të nxjerrë kartën, për ta dërguar.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë