Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Kurti shkeli parimet”/ Deputetja e LDK-së kritikon Qeverinë për dialog, diplomaci, nepotizëm e ikje të qytetarëve

02/01/2023 - 21:14
në Lajme
A A
Krasniqi thotë se vendimi për përjashtimin e asamblistëve ishte kundër statutit të LDK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka folur për Gazeta Blic, për punën e Qeverisë Kurti gjatë vitit 2022.

Krasniqi, e cila njëherësh është dhe kryetare e Komisionit për Integrime, vlerëson se ky vit e karakterzon qeverinë me dështime të shumta, derisa thotë se nuk pati të mira nga ajo as vendi e as qytetarët, teksa shumë prej tyre po largohen nga vendi.

“Viti që po e lëmë pas karakterizon dështimet e shumanshme të Qeverisë Kurti, e cila nuk i solli asnjë të mirë vendit e as qytetarëve. Ngritjet e vazhdueshme të çmimeve të produkteve ushqimore, derivateve, pastaj shtrenjëtimi i energjisë elektrike, të gjitha këto janë bërë barrë e papërballueshme për shumicën dërmuese të popullësisë. Si rezultat, për fatin e keq kishim edhe një ikje masive të qytetarëve. Vetëm në muajt e parë të vitit 2022 kishim mbi 200 mijë aplikime për në ambasadën e Gjermanisë për viza pune, mos të flasim për ambasadat tjera, ku ende vazhdojnë të jenë pritjet e gjata në radhë për të caktuar termine për viza. Vërtetë kjo është shqetësuese edhe për të ardhmen e vendit, sepse ata që po ikin tani, nuk e mendojnë më kthimin në vendlindje, ngaqë kjo qeveri ua ka humbur shpresat për ndryshim. Fatkeqësia më e madhe është se në mesin e atyre që janë larguar dhe po presin të largohen ka edhe mjekë, policë, ushtarë, inxhinierë, e shumë profesionistë të tjerë”, vlerëson deputetja.

Sipas saj, stagnim të plotë ka në diplomaci, teksa Kosova ka aplikuar vetëm për anëtarësim në BE dhe KE por që nuk arriti të sjell asnjë njohje këtë vit.

“Në diplomaci kishte stagnim të plotë, përveç aplikimit për anëtarësim në BE dhe KE, kjo qeveri nuk ka arritur të sigurojë asnë njohje të re për pavarësinë e Republikës së Kosovës. Nuk kishte as anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, përmes të cilave do të faktorizohej vendi më shumë në arenën ndërkombëtare. Të vetmen arritje për të cilën kjo qeveri akoma flet me mburrje është ajo për shkarkimet e Ambasadorëve dhe stafit diplomatik, duke tentuar kështu ta shesin këtë si sukses para qytetarëve sepse kanë dështuar të bëjnë më shumë. Por në realitet këto shkarime që u pasuan me emërime në diplomaci, përbëjnë shkelje ligjore sepse ky proces ka ndodhur pa ndonjë vlerësimi për punën e tyre. Madje ka pasur mungesë të transparencë në emërimin e Ambasadorëve të rinj. Nuk dihet as cilat kanë qenë kriterët e përzgjedhjes së tyre, për të cilat është mirë të jepni sot një sqarim para qytetarëve”, thekson Krasniqi për Gazeta Blic.

Deputetja e LDK-së thotë se Kurti e shfrytëzoi diasporën për vota dhe nuk bëri asgjë për të.

“Në krye të Qeverisë kemi një njeri i cili e ka shfrytëzu diasporën veç për vota, sepse nuk është bërë asgjë për ta. Prej kur e ka marrë drejtimin e shtetit asnjë prej atyre që janë në diasporë nuk janë kthyer e integruar në vend. Ka ndodhur e kundërta. Asnjë investitor i huaji nuk ka ardhë për gjatë kësaj kohe për të hapur kompani e krijuar vende të punës, çka do të ndikonte në përmirësimin e gjendjes ekonomike në vend, e cila çdo ditë e më shumë po vjen duke u rënduar”, shton ajo.

Andaj, sipas saj, kjo qeveri nuk e ka prioritet politikën e jashtme.

“Duke analizuar të gjitha këto dështime, ne kuptojmë se kemi të bëjmë me një qeveri e cila nuk e ka në prioritet politikën e jashtme, e ky argument bëhet edhe më i fortë kur e sheh nivelin e përfaqësimit në diplomaci, ku prodhohen skandale e nuk flitet për të arritura”.

Krasniqi ka folur dhe për dialogun me Serbinë, në të cilin thekson se Kurti ka shkelur parimet e tij sa ishte në opozitë, derisa ndryshoi krejtësisht kur erdhi në pushtet.

“I gjithë procesi i dialogut me palën serbe është përcjellur me mungesë të transparencës dhe me një qasje të gabuar. Z. Kurti ka shkelur edhe parimet e tij dhe të subjektit që e drejton, sepse sa ishte pjesë e opozitës, deklaroheshin se dialogu duhet të jetë i hapur, ndërkaq tani ne shohim se po ndodh e kundërta. Pati thënë se nuk takohet me Vuçiqin pa kërkim falje, por pasi erdhi në pushtet u takua pa asnjë kusht, hoqi dorë nga konfiskimi dhe gjobat për targat, madje, për me keq e negocioi në tavolinë me Vuçiqin vendimin e Qeverisë së Kosovës. Po ashtu vlen të kujtohet se ishin zotuar se kur të vijnë në pushtet, dialogun do ta nisin “nga poshtë”, duke aluduar kështu tek serbët lokal, për të vazhduar me “ata lart”, siç deklarohej dikur z. Kurti, për dialogun me drejtuesit e shtetit serb, por pasi erdhën në pushtet me nxitim e nisën dialogun”, deklaron ajo.

Krasniqi shton se LDK çdoherë ka qenë për dialog por që ai të përmbyllet dhe jo të vazhdojë pafund.

“Ne si LDK çdoherë kemi qenë për dialog, por jo për një dialog pa fund. Është e rrugës që qeveria të prezantojë strategjinë e për mbylljen e dialogut, si dhe përiudhen kohore kur parashihet të përfundojë kjo çështje. Në rrethanat aktuale, kur kemi zhvillimet të shumta gjeopolitike pas invazionit ushtarak rus në Ukrainë, Kosova nuk duhet ta humb rastin pa adresuar çështjet thelbësore për vendin, siç është zbardhja e fatit e të pagjeturve dhe pastaj të arrihet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme e cila krijon njohjen reciproke mes dy vendeve”, potencon Rrezarta Krasniqi për Gazeta Blic.

Deputetja thotë se marrëveshja me Serbinë duhet të ketë njohje të ndërsjellë.

“Çdo marrëveshje tjetër, pa njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë mbetet e papranueshme dhe konsiderohet e dëmshme për vendin”.

Ajo ka kritikuar Qeverinë edhe për nepotizëm, e që tani po i terrorizon qytetarët me xhipat e zinj dhe po i diskriminon komunat nga buxheti i shtetit.

“Nepoztizmi dhe kapja e shtetit s’ka qenë kurrë më e theksuar se sa në këtë përiudhë të qeverisjes nga partia e shpresës, e cila nuk po arrin as t’i furnizojë spitalet me pej kirurgjik. Dikur z. Kurti i akuzonte udhëheqësit e kaluar për xhipat e zi zyrtar, sot ata i terrorizojnë qytetarët në rrugë. Buxhetin për investime kapitale e ka orientuar vetëm në komunat ku qeverisë Vetëvendosje, duke diskriminuar kështu qytetarët e Komunave tjera”, përfundon deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë