Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rrëfehet 27-vjeçari që iu ngjit dora nga mjekët e QKUK-së

03/01/2023 - 08:20
në Kryesore, Lajme
A A
Rrëfehet 27-vjeçari që iu ngjit dora nga mjekët e QKUK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

ishte vendi i punës i Zeqir Himajt nga Deçani që nga viti 2006. Por, derisa ishte duke punuar të premten e dy dhjetorit në këtë punëtori lëndoi rëndë dorën.

Madje Himaj pothuajse e kishte të amputuar dorën e tij.

Megjithë gjendjen e rëndë që kishte, ai ia arriti disi të kontaktojë babain e tij.

E për të mos humbur shumë gjak, dorën e shtrëngoi me rrip të pantallonave.

Thotë se doli në rrugë për të kërkuar ndihmë, porse asnjëri nga kalimtarët nuk ia ndali makinën, ani pse dorën e kishte totalisht të prerë.

Zeqiri thotë se u ndi me fat, kur rastësisht andej kaloi një mik i tij i cili e dërgoi për në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan.

“Kam ec nja 40 metra kom dal në rrugë kryesore për me i ndal kerret me më marr, me ma dhanë ndihmën e parë mem qu në ambulantë në Deçan. Nuk u ndalshin për shkak gjaku shumë u tutshin, deri një shok me babën e vet edhe u kthy me xhip më ka marr. Duke me pru në spital, u kujdessha për ta edhe për vozitje se komunikacioni i ngarkuar ai vozitke shpejt me mbërri sa ma shpejt unë i thosha kujdes kerri ruaju, kam qenë me vetëdije i fuqishëm”, rrëfeu ai.

Pasi mori ndihmën e parë në këtë qendër, ai u nis për në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

“Jam shku në ambulantë në Deçan ma kanë dhanë ndihmën e parë, kanilla ato, injeksione për qetësim ma kanë mbështjellë dorën edhe më kanë pru për Pejë, edhe në Pejë njejt ma kanë dhënë ndihëmn e parë mi kanë ba edhe do foto që mos me ma qel dorën”, tregoi Himaj.

Për shkak të prerjes së rëndë, Himaj ishte drejtuar me urgjencë për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Aty pas një konsultimi, një ekip i mjekëve kishin vendosur që Himaj t’i nënshtrohej operimit.

“Deri në operacion jam ndi mirë, fuqishëm, dhimtë ngapak, por i jepsha fuqi vetës, kurajo u mbështeta te Allahu thosha ka mjek të mirë”, tha ai.

Pas një operacioni të suksesshëm e 16 ditë qëndrimi në QKUK, 27-vjeçari duhet kohë pas kohe për kontrolle të vijë nga Deçani në Prishtinë.

Po ia largojnë fashat nga dora për t’ia pastruar plagën.

Pas disa jave, Himaj tregon se si është gjendja e dorës së tij.

“Përmirësime më kanë thënë mirë, varra është mirë, por dorën ende nuk mundem me ndi se nuk i kam nervat e kepne, e kam dorën pa kontroll, po pasi është e nxehtë, e ndij se është e pime, nganjëherë edhe të therrne”, u shpreh ai.

Himaj tregon edhe momentin kur pas operimit, mjeku ia kumtoi lajmin se operacioni ka pasur sukses.

“Kur ma ka prek dorën u gëzua, më tha urime ka shpëtu dora. Ai u kanë një gëzim i madh, edhe normal i harrova edhe dhimbjet e krejt”, shtoi Himaj.

Për Tëvë1, kirurgu vaskular, Lulzim Vokrri tregon se në momentin e pranimit, pacienti ka qenë në gjendje të përgjithshme stabile, por në gjendje lokale shumë të rëndë.

“Pasi mosha ishte e re dhe gjendja e përgjithshme stabile, dmth kriterin e parë të energjisë kinetike e ka plotësuar. Të dytin dora ka nejtë në niskemi por fatmirësisht nuk ka nejt pa gjak më shumë se 6 orë, atëherë mosha e re, tensioni sistolik ka qenë më shumë se 90 dmth shtypja e gjakut, atëherë ne vendosëm që me fut në sallë të operacionit, në konsultim me një ekip kirurgjike, unë atë natë rastësist kam qenë kujdestar”, tha Vokrri.

Sipas kirurgut vaskular, ngjitja e dorës së pacientit është kryer me sukses, e që brenda disa javë do të realizojnë edhe një qepje të nervave.

“Sot ky e ka dorën të shpëtuar mbetët ne të ardhmën nga ana e neurokirurgut dhe ortopedit nëse ajo kocka defekti ku ka mbet nuk mbushet me marr një pjesë me mbush. Ka me ba një qepje të nervave neurokirurgu dhe une shpresoj dhe uroj që pacienti shumë shpejt ti kthehet brenda5-6 muajve jetës dhe punës së tij normale”, tha ai.

Vokrri thotë se një rast të ngjashëm e kanë pasur edhe në vitin 2013. Sipas Vokrrit, ai pacient është gjallë dhe e ka dorën funksionale.

27-vjeçari shprehet falënderues ndaj ekipit të mjekëve të QKUK-së, dhe pret që shumë shpejt që dora e tij të jetë funksionale, kjo pasi me këtë punë që bënë mban familjen 8 anëtarëshe.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë