Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Fshehja e koeficientit të Ligjit të Pagave, paralajmëron eksperti i ekonomisë: Do të jetë më i ulët, mund të ketë trazira në rrugë

03/01/2023 - 21:41
në Kryesore, Lajme
A A
Fshehja e koeficientit të Ligjit të Pagave, paralajmëron eksperti i ekonomisë: Do të jetë më i ulët, mund të ketë trazira në rrugë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ligji i Pagave është miratuar në Kuvend në fund të dhjetor në vitin që lamë pas.

Ai do të nis së zbatuari nga muaji shkurt i këtij viti. Por, ende nuk dihet se sa do të jetë koeficienti.

Se kur do ta bëjë publik atë dhe sa do të jetë, nga Qeveria e Kosovës nuk kanë kthyer përgjigje për Gazeta Blic.

Ndërsa, eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se kriza ekonomike në Kosovë po thellohet çdo ditë e më shumë dhe se sfidues do të jetë edhe viti 2023, ndërsa që Qeveria ka ngecur në ndihmën ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

Shqetësuese e sheh politizimin e çdo gjëje në Kosovë, përfshirë ligjet që miratohen në Kuvend.

“Kriza ekonomike në Kosovë po thellohet çdo ditë e më shumë. Ekspertët kanë paralajmëruar se edhe viti 2023 do të jetë mjaft sfidues, sidomos pas recesionit të paralajmëruar në eurozonë. Në këtë drejtim, besoj që Kosova ka ngecur në shumë  iniciativa për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët, derisa kemi inflacion as 20 për qind, ne kemi ngrirje të pagave që nuk janë ndryshuar për vite të shumta dhe ajo që është më shqetësuese është që në Kosovë çdo gjë është e  politizuar por edhe ligjet e ndryshme”, vlerëson ai.

Sipas Gërxhaliut, nuk bëhet nder ndaj Kosovës të mos ketë debat për ligjet, në këtë rast për Ligjin e Pagave.

“Nuk i bëhet nder Kosovës të mos ketë debat të mirëfilltë publiko-privat, të mos ketë debate, diskutime lidhur me Ligjin e Pagave dhe dëmi më i madh që po i bëhet Kosovës është se ligjet që po miratohen në Kuvend, adresën e parë po e kanë Gjykatën Kushtetuese dhe kështu po dëmtohet në shumë sfera, aspektin politik, ekonomik, social dhe integrues të Kosovës”, thotë ai.

Eksperti i ekonomisë thekson se Ligji i Pagave ka shumë paqartësi e mungesë të debatit dhe ka pasur dhe paralajmërime se do të dërgohet në Kushtetuese, teksa shton se është hera e parë që një Ligj i Pagave miratohet e nuk dihet koeficienti

“Është e vërtetë që Parlamenti e ka miratuar Ligjin e Pagave, një ligj i cili me të vërtetë ka shumë paqartësi, mungesë të debatit, qoftë publiko-privat, qoftë me sindikatat dhe qytetarët, në këtë drejtim kemi parë paralajmërime për dërgimin e këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese dhe për herë të parë ndodhë që miratohet një ligj lidhur me pagat dhe të mos ketë koeficient të definuar”, thekson Gërxhaliu.

Sipas tij, fshehja e koeficientit nënkupton se ai do të jetë i ulët dhe do të sjell pakënaqësi dhe se do të ketë trazira në rrugë për shkak të tij.

“E tëra kjo na jep të kuptohet se fshehjen e koeficientit është duke u blerë një paqe sociale sepse si duket do të jetë një koeficient më i ulët, që do të sjell pakënaqësi dhe pakënaqësitë eventuale me këtë koeficient do të sjellin trazira në rrugë”, deklaron ai.

Gërxhaliu vlerëson se gjithë kjo po e dëmton Kosovën dhe se është koha të mendohet për shtet e jo pushtet, për qytetarë dhe jo militantë dhe se debati duhet të jetë arma më e fuqishme e zgjidhjes së problemeve.

“E tëra kjo vërtetë po e dëmton Kosovën por dua të besoj se është koha kur duhet të mendohet më shumë për shtet, se sa për pushtet, është koha kur duhet të mendohet për qytetarë dhe jo vetëm për militantë, është koha kur debati duhet të jetë arma më e fuqishme e zgjidhjes së problemeve dhe avancimit të legjislacionit në Kosovë. Nuk i bën nder Kosovës që Kosova të shndërrohet në hapësirë eksperimentale siç po ndodh viteve të fundit dhe ky eksperimentim po ndodh si pasojë e mungesës së dialogut”, përfundon eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë