Dibran Hoxhaj dhe pesë personat e tjerë do të paraqiten në Gjykatën Themelore të Prizrenit sot në orën 10:30 për caktimin e masës së sigurisë.
Prokuroria ka dërguar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit dhe mbajtja e seancës tashmë është caktuar.
Informacionin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj.
“Në 10:30 është caktu seanca për caktimin e masës së sigurisë”, tha Lekaj për Express.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka folur për Gazetën Express për vrasjen që ndodhi mëngjesin e djeshëm në dalje të Prizrenit, ku mbeti i vrarë një 31-vjeçar me origjinë nga Kukësi dhe u plagos një 27-vjeçar.













