Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Flet xhaxhai i Visart Cengut: Ishte darka e fundit e nipit, Kobra ia mbylli derën vëllait tim

04/01/2023 - 17:31
në Lajme
A A
Flet xhaxhai i Visart Cengut: Ishte darka e fundit e nipit, Kobra ia mbylli derën vëllait tim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Visart Cengu u përcoll sot për në banesën e fundit në Kukës. Ai kishte ardhur nga Franca për festat e fundvitit. Pasi kaloi natën e ndërrimit të viteve me familjen, prindërit dhe tre motrat, të hënën u nis për në Prizren me dy shokë për të konsumuar një darkë. Por mbrëmja në lokalin e natës “Kobra” në Prizren rezultoi fatale.

Dibran Hoxhaj pas një sherri në lokal e qëlloi duke e lënë të vdekur, i plagosur mbeti shoku i tij. Xhaxhai i viktimës, Besim Cengu në një intervistë për “5pyetjet.al” rrëfen detaje të tjera të pathëna. Ai ka një paralajmërim nëse autori i krimit, Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” do të dalë nga qelia, sikur ka ndodhur më parë për krimet për të cilat është akuzuar.

Intervista e Besim Cengut te “5pyetjet.al”

Përse shkoi nipi me dy shokët në Prizren?
Nipi ka qenë emigrant. Është kthyer nga Franca para një muaji. Është djali i vetëm. Pas festës në shtëpi me prindërit dhe tre motrat iku në Prizren me dy shokë moshatarë, që i ka edhe fqinj. Shkuan të konsumonin një darkë meqë ishin ditët e pushimit.

A mendoni se qëndron versioni që konflikti ka nisur për faturën?
Kjo është një version i atij djalit atje për të dalë nga situata. Është version i atyre. Këta kanë shkuar kanë ngrënë darkë dhe nuk kanë paguar faturën? Kjo është skandaloze. Nuk ndodh. Por ka një problem, personi që ka kryer krimin, është me më shumë se 35 precedentë.

A mendoni se do të ketë drejtësi apo autori do të dalë nga burgu sikur ka ndodhur më parë?
Fëmijët tanë nuk ishin të armatosur. Ai ka pasur truproja. Kur ke “mashën pse djeg duart”? Unë e njoh atë vend komplet. Të gjitha lokalet në periferi të Prizrenit janë të infektuara, ose janë lokale nate, shfrytëzohen prostituta dhe e dyta aty është edhe elementi i krimit, armës. Këta (djemtë) nuk e kanë ditur këtë formë, kanë shkuar për një darkë dhe ngecën në atë vend.

Çfarë ndodh nëse autori del nga burgu?
Unë e njoh shumë mirë situatën aty. Ne jemi në një periudhë ku duhet të zgjojmë ndërgjegjen tonë, jo vetëm qytetare por edhe qeverisje së dy krahëve, që duke lënë këta njerëz jashtë, këta me siguri do të ndikohen negativisht tek krahu tjetër. Nëse do ta nxjerrës vrasësin e djalit me siguri do të nxitet krahu tjetër. Kur merret masa amortizohet situata. Ky nuk është kërcënim. Duhet drejtësi.

Kurrë më figura të kësaj natyre. Janë mbeturina orientale. Personi ka mbi 10 vite ecën edhe i veshur si oriental, po përdhos edhe mentalitetin religjioz, futet në xhami dhe falet, na jep mend ne. Kjo është e tmerrshme. Ky është personi, që ka menaxhuar një femër me një emër arme (Kallashi). Nëse ai del nga burgu, do të zgjojë tek ne reagimin me siguri. Nuk janë larg. Janë shumë afër. Prej fshatit ku është ky djali, autori unë jam stërnip.

Nëse nga pala tjetër do të kishte iniciativë, do t’i prisnit për ta dëgjuar?
Nuk e besoj. Nëse gjykoj këtë veprimin e fundit të atij djalit, nëse e gjykojmë se ka ardhur si rezultat i një kulture edukimi nga ajo familje, është shumë e vështirë me pasur burra prej atyre me ardhur me diskutuar. Ne nuk jemi familje patriarkale. Ne edhe tolerojmë edhe gjykohet, edhe di të flasë dhe gjykojë. Ne nuk do të fillojmë luftën.

Ne jemi një komb, popull dhe mentalitet, ky është rast i veçuar. Nuk mund të na komandojnë këta njerëz. Këta kokëqethur, me zinxhir sa një gisht në qafë. Mjaft më me këta njerëz. Nuk mund ta ngrenë zvarrë popullin si ky ordiner. I mbylli derën vëllait. I kanë mbetur tre motra, prindi dhe nëna e vet krahëthatë. Si mundet që të dalë prapë ky njeri dhe të qarkullojë prapë, kjo do të ishte skandaloze. Dobësia më e madhe e shtetit në Kosovë. /5pyetjet.al

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë