Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas lajmit se pacientët e Onkologjisë të prekur me kancer detyrohen të blejnë ilaçe, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Haxhiu ka thënë se kjo paraqet keqmenaxhim dhe papërgjegjësi.
Ai ka kritikuar se 1.3 milionë euro të barnave shkuan nê suficit, kurse pacientët me kancer detyrohen të hyjnë në borxhe për të blerë barna.
Postimi i plotë:
Keqmenaxhim dhe papërgjegjësi
1.3 milion euro të barnave shkuan në suficit, ndërsa pacientët me kancer detyrohen të hyjnë në borxhe, për të siguruar ilaçet.













